Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Gjobat për Zaevin, Filipçen e Nikollovskin, zbatim i ligjit apo populizëm para qytetarëve?

Zhurnal Ads

Shkup, 24 shtator, zhurnal.mk – Njerëzit e parë të qeverisë nuk i kanë respektuar rregulloret e trafikut, prandaj MPB u ka shqiptuar kallëzime për kundërvajtje. Kryeministri Zoran Zaev, zëvendës kryeministri për luftë kundër korrupsionit Ljupço Nikollovski dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe janë gjobitur nga 50 euro për kundërvajtje në trafik.

Nga MPB konfirmojnë se tre zyrtarët morën kallëzime për kundërvajtje.

Arsyeja është se ata kanë vozitur motoçikleta pa helmeta, të cilat sipas Ligjit për siguri në qarkullim rrugor janë të detyrueshme nëse personat janë transportuar me biçikletë me motor, motoçikletë, treçikletë dhe katërçikletë.

Neni 99 i Ligjit për siguri në trafikun rrugor

“Dënimi vjen pasi tre ditë më parë në rrjetet sociale u shfaq një video ku shihen tre zyrtarët. Një motor drejtohet nga Zaevi dhe Nikollovski është me të, ndërsa Filipçe drejton një motor tjetër pas tyre”.

Për analistët politik, gjobat në fjalë janë vetëm masë populiste që nuk kanë të bëjnë me kthimin e shtetit të së drejtës apo zbatimin e ligjit.

“Gjoba ndaj kryeministrit Zaev, dhe ministrave Nikollovski dhe Filipçe për mendimin tim është vetëm një masë populiste dhe nuk ka të bëjë fare me kthimin e shtetit të së drejtës apo zbatimin e ligjit edhe nga ana e zyrtarëve të lartë. Nuk përbën lajm dënimi prej 50 euro, por lajm për mendimin tim është fakti pse ata kanë vozitur pa helmeta dhe cila është porosia e tyre në këtë rast. Pra mesazhi që pranohet nga masa është se edhe ata mund të vozitin pa helmeta dhe aspak nuk janë të shqetësuar, kurse dënimi prej 50 euro nuk paraqet ndonjë ngarkesë financiare për ministrat në fjalë”, ka deklaruar për Zhurnal, Berat Azizi, analist.

Sipas tij kthimi i shtetit të së drejtës duhet të nis jo nga dënimet populiste, por nga çështjet më të rënda siç janë rastet e montuara politike, dënimet pa faj, zhagitja e lëndëve të qytetarëve me vite të tëra, moszbatimi i dygjuhësisë nga shumë institucione shtetërore, moskthimi i mjeteve financiare të fituara në mënyrë të paligjshme, dhe shumë çështje tjera.
“Vetëm në këtë mënyrë do të fillojnë të kemi besim tek institucionet e shtetit dhe te sundimi i ligjit, e assesi tek gjobat ndaj funksionarëve që për mendimin tim janë qesharake dhe një masë populiste. Shtrohet pyetja se sa i besojnë kësaj qytetarët dhe si ka mundësi që tre figurat më të larta në shtet të gjobiten për të njëjtën vepër dhe dënimi vjen pasi lajmi u shpërnda në rrjetet sociale. A guxon polici të dënojë kryeministrin ose ministrin për shkelje të rregullave në komunikacion flasim për Maqedoninë e Veriut e jo për vendet me demokraci të zhvilluar. Pra këtu qëndron i gjithë problem”, ka deklaruar për Zhurnal, Berat Azizi, analist.

Nga ana tjetër, gazetari, Urim Saliu thotë se para ligjit duhet të jemi të gjithë të barabartë , gjë që në Maqedoni nuk ekziston akoma. Sipas tij dënimi i kryeministrit me një gjobë dhe ministrave tjerë është simbolik që ka edhe anën e mirë të asaj se nuk është askush i paprekshëm përfshirë edhe politikanët në këtë rast dhe kjo e inkurajon edhe punën e policisë që nuk guxonte të prekte të fortit.

“Natyrisht se kjo nuk do të dëmtojë shumë xhepin e tyre përmes kësaj gjobe por cështja është se sa mund ti besojmë kësaj nëse vërtetë është një qeverisje e hekurt që nuk do kursejë asnjërin ,qofshin edhe funksionarë të lartë apo do jetë vetëm një populizëm para qytetarëve .Do të donim që më në fund në Maqedoninë e Veriut të vendoset shteti i së drejtës dhe shteti i të gjithëve pa kursyer edhe politikanët dhe këtyre të fundit tu bëhet edhe një veting për të dënuar për abuzimet e mundshme më të mëdha dhe jo të mbes vetëm tek rregullat apo gjobat e trafikut”, ka deklaruar për Zhurnal, Urim Saliu, gazetar.

Postime të ngjashme

Kuvendi nesër do ta vazhdojë debatin për propozimin Kancarska të zgjidhet gjykatëse kushtetuese

T E

Biblioteka Kombëtare, e mbetur pas në kohë

T E

Borelli letër Dimitrovit: Të jeni të sigurt për përkushtimin tim për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...