Agjencia Zhurnal.mk

Gjobë 12 shqiptarëve në Greqi, ishin nisur për t’u kthyer në atdhe. Ja me sa euro u ndëshkuan

Policia greke gjobiti  12 shqiptarë me 300 euro gjobë secilin në KTEL Kifissos, në kuadër të masave të marra  për kufizimin e  udhëtimeve të  panevojshme për shkak të koronavirusit.

Të 12 shqiptarët u kapën duke  udhëtuar pa pasur lejen e nevojshme për në Igoumenicë dhe prej andej do të shkonin në atdheun e tyre, shkruan gazeta greke iefimerida.gr.

Ata thanë tek Autoritetet e Policisë se ishin punëtorë në Mykonos dhe se donin të shkonin  në vendin e tyre, në Shqipëri. Policia i zbriti të gjithë nga autobusi, u konfirmoi  gjobën dhe urdhëroi largimin e autobusit  për në Igoumenitsa pa asnjë pasagjer.

Vihet re se ditët e fundit, shkruan media greke, edhe pse është e ndaluar lëvizja për shkak të coronavirusit trafiku  në KTEL Kifissos është rritur pasi  nga çdo cep i Greqisë vijnë  në Athinë me produkte nga fshati, për  Pashkët, e cila këtë vit për shkak të kushteve do të jetë krejtësisht e ndryshme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...