Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Gjobë për parkimin, shoferi bënë për në spital policin

Një efektiv policie ka pësuar dëmtime të shumta, si pasojë e goditjeve të marra nga drejtuesi i një mjeti të cilin e kishte gjobitur për parkim të gabuar.

Ngjarja u shënua ditën e djeshme në Shkodër, në lagjen “Parrucë” ku si të dyshuar, policia ka shpallur në kërkim Indrit Shtegun.

I dyshuari akuzohet se ka dhunuar efektivin e policisë Shkodër, Hysni Idrizi, pasi ky i fundit e ka gjobitur pasi kishte parkuar dysh.

Në debat e sipër Shtegu e ka dhunuar egërsisht, duke i shkaktuar dëmtime të shumta efektivit.

Mësohet se Idrizi ndodhet në spitalin e Shkodrës me dëmtime dhe fraktura, kryesisht në pjesën e nofullës.

Aktualisht nga ana e policisë vijon puna për kapjen e Shtegut. /a.y/noa.al

Postime të ngjashme

“Njoftoi trafikantët për hetimin”/ Mbërrin letërporosia nga autoritetet gjermane për ish-zv/drejtorin e OFL, Artan Shkëmbi

S.B.

Deçan, arrestohen shtatë persona dhe konfiskohen tetë armë pa leje

S.B.

Kapet çifti shqiptar me 400 kg kanabis, detaji që nuk i shpëtoi policisë me gruan!

S.B.

Foto/ Po çonte të sëmurin në spital, ambulanca përplaset me Benz-in dhe përfundon përmbys

S.B.

Rama zbulon detajet e marrëveshjes për Aeroportin e Rinasit

S.B.

Shpallet fituesi për aeroportin e Vlorës, Balluku: Moment historik, vlera e investimit rreth 104 milion euro

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...