Gjobiten 185 shoferë në Shkup, 39 për tejkalim shpejtësie

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 185 masa prej të cilave 39 janë për tejkalim shpejtësie dhe 11 për vozitje pa leje.

 

Po ashtu janë shqiptuar edhe shtatë masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, pesë për këmbësorë, katër për kalim në të kuqe, pesë për motoçiklistët dhe 76 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

MPB: 67 gjoba për vozitje të shpejtë në autostradën Kumanovë – Shkup – Veles

D V

Hetim për tetë tregtarë me trashëgimi kulturore maqedonase

Z H

Një burr nga Velesi u gjet i vdekur i goditur me thikë në zemër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More