Shkup, 4 janar – Zhurnal.mk – Në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë gjobitur 210 shoferë në kuadër të kontrolleve të përforcuara në fushën e trafikut.
Siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, janë gjobitur 78 shoferë për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 22 për drejtim të automjetit pa petent shoferi, 17 për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.
Janë shqiptuar 10 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit, 12 për përdorim të celularit dhe pesë masa për kalim në semafor të mbyllur (dritë të kuqe).
“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në trafik që ta rrisim sigurinë në trafik”, informon MPB-ja.