Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Gjobiten me 14 mijë euro partitë politike, që nuk respektuan masat anti-Covid

Inspeksioni i Komunës së Prishtinës, nga 11 janari ka filluar të shpërndajë gjoba për subjektet politike të cilat nuk po i respektojnë masat anti-Covid. Këto parti, në prag të zgjedhjeve po grumbullojnë njerëz nëpër takime elektorale, duke thyer kështu masat kundër koronavirusit që janë në fuqi. Deri më tani, janë shqiptuar gjithsej 14 mijë euro gjoba ndaj subjekteve politike, shkruan Express.

Drejtori i Inspeksionit të Prishtinës, Adonis Tahiri, kishte paralajmëruar partitë politike se nëse nuk i respektojnë masat anti-Covid, do të gjobitën në shumën prej 2 mijë eurove, ashtu siç është e paraparë në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Më 11 janar, Tahiri njoftoi se Inspeksioni ka shqiptuar gjobë ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Askush mbi ligjin! Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1”, shkroi Tahiri në Facebook.

Ai bëri thirrje që partitë politike t’i respektojnë ligjet dhe vendimet të cilat i kanë votuar vetë.

“Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, deklaroi Tahiri.

Por, thirrja e Tahirit nuk u respektua. Partitë politike vazhduan avazin e grumbullimit, kundër Ligjit në fuqi.

Më 19 janar, Inspeksioni i Prishtinës shqiptoi gjobë edhe ndaj dy subjekteve politike.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma ishin partitë e radhës që u gjobitën me nga 2 mijë euro.

Më 20 janar, Inspeksioni i shqiptoi LDK’së gjobën e dytë për mosrespektim të masave anti-Covid.

As Partia Demokratike e Kosovës nuk i shpëtoi gjobës për mosrespektim të masave.

Më 25 janar, PDK’së iu shqiptua gjoba 2 mijë euro nga Inspeksioni i Prishtinës.

Gjobë “hëngri” edhe Lëvizja Vetëvendosje, për një tubim që ka mbajtur në Prishtinë.

E LDK’së duket se “nuk ia lanë shenjë” dy gjobat e para.

Ky subjekt politik vazhdoi grumbullimin edhe pas gjobave të para, ndërkaq Inspeksioni këtë të hënë ia shqiptoi edhe një të re.

Postime të ngjashme

Ambasadorja sllovene: Pres me padurim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

D V

COVID-19, 366 raste aktive në Kosovë

D V

Bashkatdhetarët për në Kosovë, pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdare deri në tri orë

D V

CNN i bën jehonë lajmit se Biden do të pranojë medalje presidenciale në Kosovë

D V

Konjufca: Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura

D V

“Faleminderit Kroaci”: Ngjyrat e flamurit të Kroacisë ndriçojnë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...