Agjencia Zhurnal.mk

Gjon Karrica me ndihma në kohën e koronavirusit

Për vite me radhë, Gjon Karrica ishte një ndër emrat më të diskutuar të shoubizit, kjo për shkak të një fryme tjetër që sjelli në botën e muzikës shqiptare.

Gjon Karrica mbahet mend për hite si “Lugati”, “Sex Toy”, “E du një virgjëreshë”, etj. Ka kohë që këngëtari po mungon, ndonëse kohët e fundit pati indikacione që do të rikthehet me një projekt të ri.

Këngëtari, në faqen e tij në Instagram, së fundi ka postuar disa storie ku shihet se ka blerë ushqime për lypsarët, në këto kohë kur edhe Zvicra po përballet me një numër të konsiderueshëm të prekurish me koronavirus. Karrica, thotë se të bashkuar jemi më të fortë.

Ndryshe, këngëtari njihet për natyren humane. Ai, ndër vite ka ndihmuar shumë persona e familje në nevojë në Kosovë dhe Shqipëri.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...