Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

“Gjon Nikollë Kazazi…” do bëhet film në Itali!

Romani i njohur ‘Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit’ nga shkrimtari dhe historiani i njohur, Jusuf Buxhovi, i cili së fundmi ka dalur nga shtypi nga shtëpia botuese ‘Faik Konica’ dhe është përkthyer edhe në gjuhën italiane, ka marrë një jehonë të re! Mbrëmë, në promovimin e këtij libri në ambientin e KultPlus Caffe Gallery, Buxhovi ka shpalosur një lajm ekskluziv.

Buxhovi bëri të ditur se libri i tij do të shndërrohet në film botëror në gjuhën italiane dhe për këtë nismë tashmë shkrimtari ka nënshkruar disa parakontrata me një ndër shtëpitë filmike më të njohura në itali.

Tutje Buxhovi ka njoftuar se njëri nga producentët është tejet i njohur, përderisa filmi pritet të realizohet nga dy prej regjisorëve më të njohur italianë me renome ndërkombëtare, emrat e të cilëve ende nuk mund t’i zbulojë.

Ndërsa, tani për tani libri është në duart e dy skenaristëve të cilët para dy dite kanë marrë përsipër të kthejnë romanin në skenarë. Ndërsa, sipas Buxhovit, i gjithë procesi pritet të përfundojë në shtator.

“Ky film do të jetë një film ku tregohet shpirti, mentaliteti dhe bota shqiptare. Po ashtu, italianët përmes këtij filmi dëshirojnë të krijojnë një pasqyrë të vërtetë të popullit shqiptar dhe historisë së tij. Frika ime e vetme mbetet shteti i Kosovës, për të cilën shpresoj që nuk do të jetë pengesë sepse për 15 vitet e fundit, Kosova nuk ka dhënë shenja që dëshiron të tregojë historinë e vet”, ka thënë krejt për fund Buxhovi.

Postime të ngjashme

Nesër premierë e shfaqes “Lojëra në oborrin e pasmë” në IN Teatrin shqiptar për fëmijë dhe të rinj

Z H

“Shqiponjat” marshojnë në Shkup! Qindra motoçikleta vërshojnë rrugët

D V

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Koncert i Inva Mulës dhe Genc Tukiqi sonte në “Verën e Ohrit”

D V

Katër artistë bëhen bashkë për ti kënduar Shkupit

R Zh

Biblioteka e Natyrës, ideja e bukur e të rinjve korçarë për të përqafuar botën e letërsisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...