Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Gjonaj: Hetim, konfiskim pasurie, dënime penale gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga Vetingu

Këshilli i Ministrave i rekomandon organeve të akuzës që të nxjerrin përballë drejtësisë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu dhe që fshehën pasuritë.  

“Me një rëndësi të veçantë, në kuadër të luftës kundër korrupsionit, duhet vendosur në hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar për shkak të vetingut, qoftë me dorëheqje, apo me vendime shkarkimi. Të mos harrojmë që pritshmëritë e publikut janë që çdo gjyqtar ose prokuror që ka abuzuar me detyrën dhe është pasuruar duke e shpërdoruar atë, në kurriz të fatkeqësive dhe halleve të qytetarëve shqiptarë, të vetmin fat që duhet të ketë, është dënimi penal dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme, dhe jo vetëm shkarkimin nga detyra”, theksoi Gjonaj gjatë aktivitetit ku u diskutuan rekomandimet e  qeverisë për luftën ndaj kriminalitetit. 
Sipas Gjonajt kjo është ajo cfarë pret shoqëria shqiptare por edhe një kërkesë e instiucioneve ndërkombëtarë. “Besimi i qytetarëve në strukturat e shtetit, është i varur më së pari në efektivitetin e prokurorisë në luftën kundër kriminalitetit; sa më e suksesshme kjo luftë, sa më shumë autorë të veprave penale që do të vendosen pas hekura, aq më i fortë do të jetë besimi i qytetarëve në forcën parandaluese dhe ndëshkuese të shtetit. Është detyra e secilit prej jush, të merrni çdo masë të nevojshme, që të garantoni përmbushjen e këtyre rekomandimeve, prioritet i yni, pritshmëri e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”, tha Gjonaj.

Nga ana tjetër ministrja Gjonaj risolli në vëmendje se DASH ka vënë theksin tek zbatimi me efektivitet i ligjit të Reformës në Drejtësi.

Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i konsideroi “sfidë” vlerësimin e performancës së prokurorive për zbatimin e rekomandimeve të qeverisë për luftën ndaj kriminalitetit 2021. “Nga ana jonë u forcua mekanizmi i monitorimit në drejtim të vlerësimit periodik të masave të marra nga prokuroritë dhe rezultateve të tyre. Duhet të theksoj këtu se për sistemin e prokurorisë mbetet një sfidë ndërtimi i një sistemi efikas të vlerësimit të performancës së zyrave në këtë aspekt ndaj objektiv mbetet standardizimi i sistemit të vlerësimit të  masave të ndërmarra në drejtim të zbatimit të rekomandimeve nga prokuroritë, si komponent i rëndësishëm i vlerësimit të punës së drejtuesve me ndikim të drejtpërdrejtë në performancën e organit të prokurorisë”, nënvizoi Çela.

Çela u tërhoqi vëmendjen drejtuesve të prokurorive për t’i vlerësuar maksimalisht rekomandimet dhe të hartojnë plane të qarta veprimi për ndjekjen e tyre.

Postime të ngjashme

Këshilltari gjerman i Bashës i shkruan ambasadores Yuri Kim: Berisha ka bërë shumë për perëndimin dhe Shqipërinë, ai është një njeri i SHBA dhe BE dhe s’ka lidhje me krimin

D V

Shqipëri, temperaturat gjatë ditëve të ardhshme pritet të shkojnë deri në 43°C

D V

Ministria e Shëndetësisë konfirmon mbërritjen e variantit “delta” të COVID në Shqipëri

D V

Situata e Covid 19 në vendin tonë; Rastet e reja në 24 orët e fundit

D V

Varianti “Delta” hyn në Shqipëri, reagon Manastirliu: Vaksinimi, arma më e fuqishme

D V

Rama pas aksidentit në Kroaci: Fatkeqësi pikëlluese për humbjen e vëllezërve dhe motrave nga Kosova

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...