Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Gjorçev, Milloshoski dhe disa deputetë të tjerë sot do të dëshmojnë për “27 prillin”

Shkup, 16 tetor – Zhurnal.mk – Një grupë e re e deputetëve nga përbërja e kaluar parlamentare sot duhet të dëshmojnë në seancën për procesin gjyqësor e njohur në opinion si “27 prilli”, informon Zhurnal.

Ata në seancë duhet të paraqiten me propozim të ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski i cili është njëri prej të akuzuarve.

Mes deputetëve, pritet të dëshmojnë Vllatko Gjorçev, Antonio Milloshoski, Dafina Stojanoska dhe Liljana Zaturoska. Ata u paraqitën edhe në seancën e kaluar kur dëshmoi kryetari aktual i parlamentit, Talat Xhaferi, por atëherë seanca zgjati shkurt dhe nuk pati kohë për dëgjimin e tyre.

Deri tani në këtë proces gjyqësor mund të dëgjoheshin deputetët si Ilija Dimovski, Dragan Danev, Krsto Jovanovski, Bllagica Lasoska, Nikola Micevski, Trajko Dimkov, Magdalena Manaskova, Slagjana Mitoca, NAda Cipusheva, Vesna Damçevska Ilievska etj.

Përskaj Veljanovskit, të akuzuar tjerë janë dhe Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe Vlladimir Atanasovski.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

Komuna e Çairit dhe Sarajit nderuan misionarët e diferencuar politik

R Zh

ASH-AA: Politika të largojë duart nga arsimi

R Zh

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...