Agjencia Zhurnal.mk

Gjorgiev: Për ne ngelet e pa pranueshme që Goce Dellçev të regjistrohet si bullgar

Shkup, 28 shtator – Zhurnal.mk – Kërkesa e Bullgarisë që Goce Dellçev të jetë bullgar, për palën maqedonase ngelet e papranueshme.

Bashkëkryetari i ekipit maqedonas në komisionin për çështje historike, Dragi Gjorgiev, në një intervistë për tv Telma pret që kjo çështje të zgjidhet me dialog, informon Zhurnal.

Sipas tij, duhet të gjendet një zgjidhje e cila do të ishte e pranueshme për të dya palët.

“Në zgjidhjen e situatave të tilla me konflikte, nëse e marim parasysh përvojën evropiane, gjithnjë çështjet e pazgjidhura janë udhëhequr me dialog. Për shumë situata me konflikte, dialogu është zgjidhja e vetme. Ne do të vazhdojmë me dialog për Goce Dellçevin. Mirëpo në këtë dialog gjithnjë duhet të gjendet zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për të dy palët. Zgjidhje e përbashkët do të thotë ku nuk ka fitues, gjegjësisht dy palët do të jenë të kënaqur nga zgjidhja. Nëse zgjidhja është e njëanshme, që Goce Dellçev është maqedonas apo bullgar, nuk është zgjidhje në këtë kontekst”, thotë Gjorgiev.

Për atë se ku e sheh zgjidhjen, ai bazohet në përvojën evropiane dhe zbatimin e multiperspektivës, gjejgësisht kur meren parasysh dy percepcione për një ngjarje të caktuar apo për person të caktuar.

I pyetur për memorandumin që Bullgaria e dërgoi deri tek komisioni evropiane rreth kornizës negociuese, ai shprehet se kombet nuk krijohen me dekrete.

“Kombet nuk krijohen me dekret, as mund t’i krijojë dikush me ndonjë vendim. Krijimi i kombeve është gjë që zgjatë dhe i proces i komplikuar. Dhe deklarimet se kombi maqedonas është krijuar me dekret në vitin 1944 nuk ka asnjë bazë shkencore” thotë Gjorgiev.

Sipas tij, procesi i krijimit të kombit maqedonas, ka filluar në gjysmën e dytë të shekullit të 19të dhe i tejkalon të gjitha fazat që i kalojnë dhe kombet tjera ballkanike.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...