Gjorgjievska: Askush nga ne nuk guxon të jetë dëshmitar memec i dhunës

Shkup, 23 shtator – Gjatë tre dekadave të kaluara, Maqedonia e Veriut arriti përparim të konsiderueshëm në luftën kundër dhunës së bazaar gjinore. Janë bërë ndryshime të konsiderueshme në korniza ligjore, është investuar dukshëm në përforcimin e institucioneve, si dhe rritje të vetëdijes publike për dhunë të bazuar gjinore, deklaroi Elizabeta Gjorgjievska, bashkëshortja e presidentit.

 

Gjorgjievska, sot në Nju-Jork mori pjesë në ngjarjen me rastin e 30-vjetorit të fushatës globale 16-ditëshe kundër dhunës së bazuar gjinore, që po mbahet në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Nikoqirë të ngjarjes janë Qendra për lidership global të grave dhe Fondi për popullatë I Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

Siç transmetojnë nga kabineti I presidentit, në ngjarje janë diskutuar rezultatet nga fushata në tre dekadat e fundit lidhur me avancimin e agjendave nacionale dhe globale për eliminim të dhunës së bazuar gjinore. Fokus I veçantë në ngjarje ishte vënë edhe në zgjerimin e fushatës me çështjen për formën më ekstreme të dhunës ndaj grave – femicide, përkatësisht vrasje të grave në bazë të gjinisë.

Gjorgjievska theksoi se duke pasur parasysh atë se vendi e miratoi Konventën e Stambollit, në rrjedhë janë procese për operacionalizim të konventës përmes ndryshimeve në legjislaturën nacionale dhe harmonizimit të saj me Konventën.

Plotësisht theksoi se nevojitet të vazhdojë bashkëpunimi I suksesshëm me agjencitë e KB-së, institucionet publike, sektorin qytetar, mediumet dhe aktivistët, bashkëpunim I cili sjellë përfitime për ngritjen e vetëdijes publike dhe përballjes me dhunën e bazuar gjinore.

Ajo e përmendi edhe rëndësinë e pavarësimit ekonomik që u mundëson grave të jenë të sigurta për t’I braktisur shtëpitë e pasigurta dhe të kërkojnë drejtësi, edukim  të të rinjve lidhur me barazinë gjinore dhe respektim të të drejtave të njeriut.

“E domosdoshme është edhe empatia, sepse askush nga ne nuk guxon të jetë dëshmitar memec I dhunës”, deklaroi ajo, duke cekur se të gjithë duhet të tregojmë empati ndaj viktimave të dhunës së bazuar gjinore dhe t’u ndihmojmë të riintegrohen në shoqëri. 

Related posts

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Z H

Ndërtimi i shkollës në Idrizovë, premtim i çdo fushate zgjedhore

Redaksia

Sot dy seanca të Komisioneve parlamentare për çështje evropiane dhe arsim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More