Shkup, 26 shtator – Konsideroj se me mjetet e Qeverisë, përfundimisht do t’i zgjedhin problemet disadekadëshe, të cilat para se gjithash, janë të ndërlidhura me infrastrukturën nëntokësore, të ndërlidhura me problemet, të cilat vetë komunat, sidomos ato më të voglat nëpër Maqedoni, nuk kanë mundur t’i zgjidhin edhe pse kanë pasur projekt të hartuar. Do të zgjidhen shumë probleme në arsim përmes ndërtimit të shkollave të reja, ndërsa përmes ndërtimit të kopshteve të reja do të zgjidhet mungesa e vendeve të lira. Konsideroj se thirrja ka kaluar me sukses, do ta presim rezultatin në fund, por përfundimisht, siç thash kjo do të jetë zgjidhje për problemet dekadëshe të komunave dhe qytetarëve tanë, theksoi kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski në suaza të ngjarjes për përforcimin e kapaciteteve të komunave për shfrytëzimin e kapaciteteve dhe decetralizimit të rritur.
I pyetur nëse për shkak të detyrmit të komunave konsideron se duhet të zvogëlohet numri i njësiteve të pushtetit lokal, Gjorgjievski ka thënë se organizimi aktual i komunave është i mirë, por se ajo që paraqet problem është ajo që persona drejtues të caktuaf nuk kanë aftësi të mira menaxheriale.
Sipas tij, çelësi i vërtetë, mënyra e vërtetë në të cilën duhet të shpërndahen mjetet e Qeverisë, është që ato të dedikohen për projekte.
“Gjithçka tjetër do të lë hapësirë në të cilin kryetari i komunës mund vihet në gjendje të rrëmujes që në vend të projekteve, mund të gjenerojë borxhe të reja dhe detyrime, siç ka pasur shumë shembuj në të kaluarën”, deklaroi kryetari Gjorgjievski.