Gjoshevski foli në punëtorinë TAIEX për përmirësimin e integritetit të Parlamentit

nga Xh M

Shkup, 7 nëntor – Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gjoshevski sot pati fjalim hyrës në punëtorinë dyditore të TAIEX-it, kushtuar përmirësimit të transparencës dhe integritetit të Kuvendit, të organizuar dhe financuar nga Instrumenti për Ndihmë Teknike dhe Shkëmbim Informacionesh i Komisionit Evropian në bashkëpunim me Kuvendin.

Gjoshevski, siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, theksoi se mundësia e shfrytëzimit të shërbimeve të TAIEX-it, veçanërisht në fushën e ofrimit të ndihmës teknike në transponimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së, është me rëndësi të jashtëzakonshme për Kuvendin e Maqedonisë.

“Miratimi i kodit të ri etik, në përputhje me rekomandimet e GREKO-s, paraqet ruajtjen dhe afirmimin e dinjitetit dhe reputacionit të deputetëve në Kuvend. Qëllimi kryesor i tij është edhe ngritja e besimit të qytetarëve dhe publikut në vlerat themelore dhe integritetin e funksionit deputet”, tha Gjoshevski.

Ai theksoi se Kuvendi është duke punuar në vazhdimësi në ngritjen e kapaciteteve administrative, në forcimin e kapaciteteve të shërbimit profesional parlamentar dhe në këtë drejtim është edhe ky bashkëpunim me Komisionin Evropian, përmes TAIEX-it.

Potencoi se prioritet kryesor për Kuvendin është forcimi i besimit që qytetarët kanë në këtë institucion dhe kjo është e mundur vetëm përmes politikave të integritetit dhe transparencës.

Gjoshevski shtoi se qëllimi kryesor i kësaj punëtorie është që të ndahet koncepti i sistemit etik në Kuvend dhe të diskutohet për mënyrën e përmirësimit të funksionalizimit të tij.

Në punëtori morën pjesë nëpunës parlamentarë dhe shërbimi nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Kuvendi përdor me sukses ndihmën teknike TAIEX për të përmbushur dhe përmirësuar fushëveprimin e punës dhe kompetencat e veta. Vëmendje e veçantë iu kushtua përmirësimit të transparencës dhe integritetit të Kuvendit. Për këtë qëllim, Komisioni Evropian angazhoi ekspertë nga Franca dhe Kroacia, shtohet në kumtesën e shërbimit për informim të Kuvendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More