Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Gjoshi: PDK synon 37 deputetë, sondazhi më i mirë janë qytetarët

Shefi i Shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka deklaruar se kjo parti synon 37 ulëse në Kuvend, transmeton Insajderi.

Sipas Gjoshit, sondazhi më i mirë në këto zgjedhje janë qytetarët.

Madje, ai ka shtuar se qytetarët e kanë kuptuar që PDK-ja është stabilizuesja e shtetit të Kosovës që e ruan dhe zhvillon vendin.

“PDK synon që të marr numrin më të madh të deputetëve sepse në të kaluarën kemi pasur deri në 37 deputetë dhe është synimi ynë që të mbërrijmë të votat që kemi pasur dikur dhe me listën e mirë që kemi të shënojmë rezultat.

Realisht sondazhi më i mirë janë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qindra takime brenda ditës me qytetarë anekënd Kosovës. Mendoj që qytetarët kanë kuptuar që PDK-ja është stabilizuesja e shtetit”, ka pohuar Gjoshi.

Sipas tij, plani i rimëkëmbjes së Partisë Demokratike të Kosovës është i ndërtuar në disa shtylla si faza emergjente për gjendjen e krijuar nga pandemia dhe angazhimi i mëtutjeshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Plani i rimëkëmbjes është i ndërtuar në disa shtylla. Ne e kemi prezantuar planin rimëkëmbjes së ekonomisë që parasheh dy faza: një fazë emergjente për gjendjen që është krijuar si rezultat i masave jo të mira të qeverisë për ta trajtuar gjendjen ekonomike dhe masat që e zhvillojnë vendin dhe që e rrisin ekonominë e vendit. Dihet që Kosova për herë të parë ka pasur rënie ekonomike do ta shënojë me negativitet bilancin ekonomik”, ka thënë ai për EO.

Postime të ngjashme

10 karafila të bardhë për 10 jetët e humbura në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2021 – opozita thotë se nuk është bërë mbi nevojat e qytetarëve, ndryshe mendon Qeveria

D V

Zeinah Salahi, drejtoreshë e USAID-it në Kosovë

D V

Kurti thërret mbledhje të qeverisë për në orën 13:00

D V

Arrijnë në Morinë trupat e pajetë të dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Koraci

D V

Fabrizi: Dialogu me Kosovën, kyç për pranimin e Serbisë në BE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...