Agjencia Zhurnal.mk

Gjuajtje me armë në Çair, një person i plagosur

Shkup, 2 qershor – Zhurnal.mk – Një person është lënduar sot në mëngjes në komunën e Çairit, pasi ndaj tij është gjuajtur me armë zjarri nga një person i panjohur, informon Zhurnal.

Në ora 5:45 në polici është denoncuar se është dëgjuar gjuajtje me armë në rrugën “Arhiepeskop Dositej” në afërsi të Restorantit “Fa-Fa”, dhe se një person është i lënduar.

Sipas disa informatave, i lënduari ka qenë duke vozitur me motoçikletë. Gjatë gjuajtjes, ai ishte lënduar në këmbën e majtë, por kishte arritur të fshihet pas një ndërtese, ndërsa pas denoncimit ka arritur dhe ndihma e shpejtë dhe është dërguar në qendrën klinike “Nënë Tereza”.

Sulmuesi ende ngelet i panjohur./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!