Shkup, 27 shkurt – Mbrëm rreth orës 1.30 të mëngjesit, në parkingun prapa Poliklinikës së Çairit, një person prishi rendin dhe qetësinë publike duke qëlluar me armë zjarri.
“Pjestarët e policisë inspektuan vendin dhe gjetën tetë gëzhoja plumbash,” tha Ministria e Brendshme duke theksuar se po merren masa për zbardhjen e rastit.