Kosovë

Gjuajtje me armë zjarri në autostradën Prishtinë – Pejë, bllokohen dy anët e rrugët

Zhurnal Ads

Dy anët e rrugës së autostradës Prishtinë – Pejë, janë bllokuar nga makina të shumta.

Kolonat janë krijuar si pasojë e gjuajtjve me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Blic edhe Policia e Kosovës.

“Me datë 04.10.2020 rreth orës 19:15 është pranuar informata se në autostradë, drejtimi për Pejë në hyrje të fshatit Henc ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri.

Njësia policore menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dy gëzhonja të kalibrit 7.62 mm”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.

Hoxha tutje ka thënë se deri tani s’është raportuar për ndonjë të lënduar dhe policia po kryen hetime intensive për të sqaruar rrethanat dhe motivet e këtij incident.

Postime të ngjashme

Thaçi pas takimit me Lajçakun: BE është vonuar me liberalizmin e vizave, njohja reciproke të jetë pika e parë në marrëveshjen me Serbinë

admin

Gent Cakaj viziton sot Kosovën, do të nënshkruhen tri marrëveshje

S.B.

Nis seanca e Kuvendit, deputetët debatojnë për menaxhimin e COVID-19

D XH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...