Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Gjuha denigruese ndaj presidentes Osmani, UP dërgon profesorin Ardian Kastrati në Këshillin e Etikës

Pas njoftimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” lidhur me distancimin dhe dënimin e gjuhës denigruese, të përdorur në postimin e Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik, UP-ja njofton opinionin se këtë çështje e ka dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës.

Këshilli i Etikës është organ i pavarur i UP-së, i emëruar nga Senati, me qëllim të trajtimit në mënyrë meritore dhe sipas ligjit, çështjet e tilla brenda UP-së.

“Meqenëse puna në Universitetin e Prishtinës bazohet në vlerat themelore të arsimit të lartë, jemi të përkushtuar që mjedisi universitar të jetë i sigurt, nxitës, pa diskriminim dhe respektues i plotë i të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ditë më parë aktivistë të shoqërisë civile kanë organizuar sot një protestë ku kërkuan përjashtimin e Ardian Kastratit nga Universiteti i Prishtinës, pas sipas tyre ai ka përdorur gjuhë seksiste dhe denigruese në një postim të tij publik në rrjetin social Facebook ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Deputeti i PDK-së, Adrian Kastrati, pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente, ka përdorur një shkrim satirik të veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konica.

Edhe pse në shkrim nuk përmend emra, dhe nuk është aq i sqaruar, është ndërlidhur me peshën trupore nëpërmjet vargjeve të Konicës, që ndërlidhet me Osmanin.

“Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:

“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit””,  ka shkruar Kastrati.

Por, ndaj tij ka pasur reagime të ashpra, pasi e kanë konsideruar bullizëm dhe të ulët shkrimin e tij, ndërsa Kastrati ka mohuar se me këtë shkrim e ka pasur fjalën për presidenten Osmani.

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Kosova shpreson në tërheqjen e investimeve amerikane

N E

Vdes një persona si pasojë e nje aksidenti në Prishtinë

N E

Enver Hoxhaj: Ambiciet për kryetar do t’i them në kryesi

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...