Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Gjuha dhe identiteti maqedonas s’janë në tryezën e negociatave

Shkup, 27 nëntor, zhurnal.mk – Shtetësia jonë fillon në themelet e antifashizmit, por është e papranueshme t’i japim karakteristika etnike fashizmit, deklaroi dje kryeministri dhe udhëheqësi i LSDM-së Zoran Zaev, duke iu referuar qëndrimeve të shprehura në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES, gjë që provokoi reagime publike.

Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas nuk janë në tryezën e bisedimeve, askund në botë nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën amtare. Bullgaria njeh realitetin e gjuhës maqedonase dhe identitetin maqedonas, por dëshiron të flasë për historinë, të kaluarën dhe rrënjët, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në përgjigjen e një pyetjeje të një gazetari nëse ai do të pranojë kërkesat bullgare në lidhje me gjuhën maqedonase.

“KAÇKM është vërtetim historik i gjuhës tonë maqedonase dhe identitetin tonë maqedonas. Por, dhënia e karakteristikave etnike fashizmit është e papranueshme. Nëse ka qenë kjo në kontekstin bullgar apo në ndonjë kontekst tjetër. Faqet e errëta të historisë ballkanike dhe evropiane nuk duhet të jenë pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në Ballkan dhe Evropë”, tha Zaev.

Ai shprehi keqardhje që intervista ka shkaktuar emocione të fuqishme negative, për të cilat, siç tha, është tërësisht i vetëdijshëm dhe i kupton deri në hollësi.

“Por, në të njejtën kohë kam obligim ndaj qytetarëve të Maqedonisë të nxis lëvizje drejt zgjidhjes së pyetjeve që u hapën me Republikën e Bullgarisë dhe që u bënë pengesë për miratimin e kornizës për negociata me Bashkimin Evropian. Që të dy popujt, edhe maqedonasit edhe bullgarët, duhet të përballemi me ato çështje nga historia dhe të zhvillojmë dhe mirëmbajmë kapacitet për mirëkuptim dhe për falje. Popujt evropianë u dakorduan të mos harrojnë, por të falin. Për shkak të së ardhmes. Për shkak të së ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian, që është shembull si në emër të së ardhmes dallimet më të thella dhe konfliktet historike iu lanë të kaluarës. Ai është qëllimi im më i mirë dhe atë qëllim vazhdimisht do ta përfaqësoj derisa ekziston edhe mundësia më e vogël për zgjidhje dhe për sukses të procesit tonë për anëtarësim në BE me fillim të negociatave”, tha Zaev.

Shefi i shtetit Stevo Pendarovski dje në intervistën për Dojçe Vele në gjuhën maqedonase deklaroi se kontesti maqedono-bullgar mund të zgjidhet vetëm nëse respektohet dinjiteti i popullit maqedonas dhe bullgar, dhe me shmangien e grackës së rrezikshme të revizionizmit historik kur ai në vend se mbi fakte, është themeluar mbi konstruksionet politike.

“E shikova intervistën e kryeministrit dhe i lexova reagimet në opinionin e Maqedonisë, dhe në një pjesë të komenteve, për fat të keq, ishte e pranishme dilema nëse kreu shtetëror vepron vetëm në lidhje me këtë çështje kombëtare vitale. Për zgjidhjen e kontesteve me peshë strategjike nevojiten dy parakushte: të ekzistojë vullnet politik që ndonjëherë nënkupton edhe guxim politik të arrini deri te konsensusi i cili asnjëherë nuk ua rrit rejtingun, dhe e dyta – të mbaheni në faktet historike të cilat janë verifikuar ndërkombëtarisht edhe deri te realiteti politik i cili është i dukshëm. Në pjesën e parë, opinioni ynë e di se unë jam politikani i parë maqedonas në histori i cili publikisht ofroi ligjërim më të gjërë politik në lidhje me njërin nga apostujt më të mëdhenj të lëvizjes revolucionare të Maqedonisë”, thotë Pendarovski.

Megjithatë, shton presidenti, “nuk shkova më tutje, sepse ajo është punë e Komisionit të përbërë nga historianët, më pak punë e politikanëve”.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitroв në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se historia duhet t’u lihet historianëve, ndërsa politikanët duhet të merren me të tashmen dhe të ardhmen.

“Ideja e marrëveshjes ishte që t’ia lëmë historianin historianëve, në mënyrë që ne të merremi me të tashmen dhe të ardhmen. Le t’i zgjidhim çështjet bilaterale në mënyrë bilaterale, pa qenë ato pengesë në rrugën për në BE”, shkroi Dimitrov.

Më tej thekson se gjuha dhe identiteti maqedonas nuk mund të jenë pengesë për integrimin në Union.

“Gjuha dhe vetëvendosja maqedonase, shtetësia dhe identiteti nuk mund të jenë pengesë për integrimin në Union i cili e respekton diversitetin kulturor dhe gjuhësor si vlerë themelore dhe as nuk mund të jenë pengesë për miqësinë e vërtetë, sepse gjithmonë bazohet në respekt të ndërsjellë. Ky është qëndrimi im parimor, kjo është një betejë jo vetëm për thelbin maqedonas, por edhe për thelbin e vlerave evropiane, nga të cilat nuk ka devijim”, nënvizon Dimitrov.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në një pyetje gazetareske në lidhje me reagimet për intervistën për mediat bullgare të kryeministrit Zoran Zaev, theksoi se atë që e ka thënë kryeministri nuk është mohim as i rrezikut fashist dhe as i luftës sonë antifashiste.

“Plani, politika, dëshira e kryeministrit është që të hap pak më shumë dyer midis bashkëpunimit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe të mos lejojmë që ajo që ndodhi 70 vjet më parë të jetë e vetmja gjë për të cilën diskutojmë në shekullin 21”, tha Sekerinska.

Ministrja e Mbrojtjes theksoi se ajo që ata kanë treguar në të kaluarën si Qeveri është se duan dhe dinë të punojnë në kompromis, por edhe se thonë “jo” dhe nuk ikin nga “jo” atje ku propozimet janë të papranueshme. Kështu, siç theksoi ai, do të vazhdojnë ta bëjnë edhe më tej.

Ish Presidenti dhe themeluesi dhe udhëheqësi i vjetër i LSDM-së Branko Crvenkovski reagoi ndaj intervistës. Është bërë dëm i madh i pakorigjueshëm. Ajo që mund dhe duhet të bëhet është që të bëhet me dije se qëndrimet e Zaevit nuk janë as qëndrime të tërë Qeverisë, as të tërë kreut shtetëror.

Reagimet e disa anëtarëve të shquar në media dhe në rrjetet sociale janë të mirëseardhura, por jo të mjaftueshme.

Prandaj, bashkëpartiakë të mi të nderuar, ju bëj thirrje që të konvokohet urgjentisht Këshilli Qendror i partisë dhe në atë seancë të sillet konkludim se qëndrimet e dhëna të Zaevit nuk janë qëndrime as të KQ as të LSDM-së në tërësi. Për të riafirmuar pikëpamjet edhe një herë të LSDM-së për identitetin kombëtar maqedonas, gjuhën maqedonase, historinë maqedonase, karakterin e luftës antifashiste dhe KAÇKM-së.

Respektimi dhe zbatimi i konkluzioneve të tilla duhet të jetë i detyrueshëm dhe pa relativizim për çdo anëtar të udhëheqjes së partisë dhe çdo zyrtar shtetëror të propozuar nga LSDM.

Lideri i opozitës VMRO-DPMNE-së protestoi para Qeverisë dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev pas qëndrimeve të tij në një intervistën për BGNES bullgare, në lidhje me historinë dhe paralajmëroi për nesër protesta me bllokada në disa qytete.

Dorëheqje e Zaevit, liri popullit. Me këtë mesazh, Mickoski e filloi fjalimin, në të cilën ai kërkoi nga Zaevi që të kërkojë falje publike për, siç tha ai, qëndrimet dhe ofendimet ndaj qytetarëve maqedonas dhe paraardhësve dhe heronjve tanë. Kjo, theksoi ai, nuk është qëndrim i Maqedonisë dhe nuk ka të drejtë të shkatërrojë trashëgiminë dhe përfitimet e lëna nga paraardhësit tanë. “Zaev duhet të shkojë, kërkojmë dorëheqje të menjëhershme dhe të parevokueshme të Zaevit”, tha Mickoski.

Ka gjëra, tha ai, që janë të shenjta dhe nuk i nënshtrohen pazareve për këdo me mendje dhe arsye normale. Tani është koha të ngremë kokën dhe të themi mjaft, është koha që maqedonasit të luftojnë përsëri për drejtësinë e tyre, tha Mickoski.

Sipas tij, “të gjithë në vend janë turpëruar nga sjellja përkulëse e Zaevit me politikat bullgare dhe ai hoqi dorë nga viktima e Ilindenasve dhe nga viktima e partizanëve”.

Intervista e kryeministrit Zoran Zaev për agjencinë BGNES, përfaqëson hap të vogël në drejtim të duhur, deklaroi sot në Tërnovë të Madhe zëvendëskryeministri bullgar dhe ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.

“Për këtë e uroj Zaevin. Ai mblodhi guxim, për çka disa nga kundërshtarët e tij e kritikojnë. Nëse vazhdohet kështu, mendoj se vitin e ardhshëm mund të flasim për fillimin e procesit të bisedimeve, deklaroi Karakaçanov gjatë vizitës në Universitetin Kombëtar Ushtarak ‘Vasil Levski’ në Tërnovë të Madhe, që shënoi 142 vjetorin e fillimit të arsimit ushtarak në Bullgari.

Siç informon BGNES, duke folur për qëndrimin e Zaevit për historinë e përbashkët të të dyja vendeve, Karakaçanov theksoi se “historia është e përbashkët, por duhet të sqarohet se e kujt është”.

“Ajo është e përbashkët, por ajo është histori bullgare”, deklaroi Karakaçanov, duke shtuar se Bullgaria duhet ta mbrojë interesin e saj kombëtar.

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva sot në intervistë për Efe deklaroi se Bullgaria do ta bllokojë fillimin e bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian derisa nuk i jepet fund “gjuhës së urrejtjes drejtë çdo gjëje që është bullgare”, informon BGNES.

Sipas Zaharievës marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet t’u ngjajnë marrëdhënieve mes Spanjës dhe Amerikës Latine.

“Problemi me historinë është që interpretimet e gabuara dhe të rrejshme të ngjarjeve, njerëzve dhe ndodhive kanë ndikim direkt ndaj ndodhive aktuale dhe kjo krijon gjuhë të urrejtjes dhe fushatë negative kundër Bullgarisë dhe bullgarëve, diçka që absolutisht është e palejueshme për ne”, tha ajo.

Zaharieva akuzoi elitën politike maqedonase se “i kanë kaluar 30 vitet që nga pavarësimi nga Jugosllavia që ta stimulojnë dhe tolerojnë atë gjuhë të urrejtjes, diçka që në kuptim përfundimtar ndikoi te qytetarët e rëndomtë të vendit”.

Berlini mbetet i përkushtuar në angazhimin e Maqedonisë së Veriut për të filluar negociatat deri në fund të vitit, qëndrimi u shpreh nga ministri Gjerman për Evropën Mihael Rot në një intervistë të përbashkët për “Velt” me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov.

Roth shpreh optimizëm, por edhe përkushtim ndaj premtimit të dhënë Maqedonisë Veriore për të filluar negociatat me BE gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së.

Nga ana e tij, Dimitrov theksoi se ne do të vazhdojmë të negociojmë, kanë mbetur edhe disa javë dhe shpresojmë që me ndihmën e presidencës gjermane të Këshillit të BE-së të arrijmë sukses së bashku me fqinjët tanë në Bullgari. “Por nëse nuk arrihet zgjidhje, ajo do të jetë në favor të skeptikëve dhe nacionalistëve, në dëm të reformatorëve pro-evropianë,” paralajmëroi Dimitrov.

Postime të ngjashme

Arafat Shabani: Nuk mund të detyrojmë mësimdhënësit të vaksinohen

Zekirija Haxhiu

Covid/ 5 të infektuar dhe 1 viktimë

Zekirija Haxhiu

Zaev: Nuk lejojmë në tryezë të vendoset identiteti dhe gjuha maqedonase

Zekirija Haxhiu

Himni i Maqedonisë V. më tepër monoetnik se sa multietnik, çfarë duhet ndryshuar?

Zekirija Haxhiu

Vullnet Ameti takohet me akademikun Marenglen Verli nga Shqipëria

Zekirija Haxhiu

Alternativa-ASH: Edhe një dështim tjetër në procesin integrues

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...