Agjencia Zhurnal.mk

Gjuha e urrejtjes në shkollat e mesme, Nuhiu: Janë ngritur 16 kallëzime penale

Shkup, 20 nëntor, zhurnal.mk – “Dhuna prodhon dhunë” është fushata e Agjencisë për të rinj dhe sport, e cila u promovua sot për të parandaluar gjuhën e urrejtjes nëpër shkolla. Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme kjo agjenci do të organizoj grupe për të marr masa parandaluese nëpër shkollat e mesme të kryeqytetit. Petre Shilegov tha se duhet të parandalohet si dhuna fizike edhe ajo psikike. Kurse, i dyti i policisë Agim Nuhiu tha se sivjet janë ngritur 16 kallëzime penale kundër gjuhës së urrejtjes.

“Tani më në të gjitha shkollat e mesme janë formuar ekipe të sigurisë, të përbërë nga pedagog, psikolog, përfaqësues të Këshillit të prindërve, pjesëtarë të policisë, profesorë, nxënës dhe shërbime të sigurimeve. Ekipet kanë për detyrë të detektojnë arsyet potenciale të paraqitjes së dhunës dhe të veprojnë në mënyrë parandaluese”, tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

“Jemi të interesuar që të angazhohemi jo vetëm për barazi formale, por edhe për mundësi të dhënies së shanseve të barabarta. Gjatë këtij viti në Ministrinë e Brendshme janë deponuar 16 fletëparaqitje për gjuhë të urrejtjes. Ne motivojmë qytetarët që ata të bashkëpunojnë me ne dhe ne do të jemi aty edhe për masat preventive edhe për masat represive”, deklaroi Agim Nuhiu, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...