Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Gjuha e urrejtjes nuk është liri e shprehjes, autoritetet të ndërmarrin masa sa më shpejtë

Zhurnal Ads

Shkup, 21 shtator, zhurnal.mk – Sigurisht se në mjediset etnike dhe fetare të përziera mundësia për konflikte dhe dhunë janë të mëdha. Edhe Ballkani bashkë me Maqedoninë e Veriut bënë pjesë në këtë grup të shteteve ku etnitë kryesore nuk shkojnë mirë dhe kanë një gjuhë të urretjes të lartë qoftë publike dhe të brendshme. Kohës së fundit nuk është ndalur gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve nga tifo grupi “Komitët” javë më parë, por edhe gjatë uikendit disa persona në Gjorçe Petrov kanë bërë të njejtën gjë duke brohoritur “Shqiptari i mirë, shqiptarë i vdekur”.

Policia ka ndaluar 16 të dyshuar pjestarë të grupit “Komitët” për gjuhë të urrejtjes e që kanë lidhje me dy rastet e fundit me thirrje antishqiptare. Nga MPB thonë se në koordinim me Prokurorinë Publike janë duke ndjekur të dyshuarit në rastin e djeshëm në Gjorçe Petrov dhe të një javë më parë në qendër të kryeqytetit. Grup i tifozëve maqedonas “Komiti” me thirrjen e zakonshme “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” provokoi një kolonë dasmorësh shqiptarë, të cilët kalonin me vetura dhe motoçikleta në mesditën e të shtunës në vendbanimin Gjorçe Petrov.

“Bëhet fjalë për dy raste për të cilat do të bëhen kallëzime penale. Janë vërtetuar identitetet e pjesëmarrësve në këto raste, janë thirrur në bisedë informative, janë kryer ato intervistimet me ta. Konkretisht për rastin e djeshëm, janë ndaluar 16 persona dhe po ndërmerren të gjitha veprimet shtesë me qëllim që të zbardhet rasti. MPB ka zero tolerancë për veprime të këtilla, kështu që do të punohet në mënyrë intensive deri sa të sanksionohen të njëjtit”, tha Suzana Praniq, Zëdhënëse e MPB-së.

Njohësit e rrethanave politike bëjnë thirrje për reagime të shpejta të organeve të rendit dhe hetuesi me qëllim të mos eskalimit të provokimeve të tilla në incidente ndër etnike.

“Në MV më tepër po ndodh që maqedonasit të shfaqin emocione dhe urretje ndaj shqiptarëve dhe kjo vjen përshkak të pozitës dominuese që kanë në të gjitha nivelet e shtetit. Historikisht shteti maqedonas nga viti 1944 ka ushtruar dhunë dhe ka nxitur grupe të caktuara qoftë edhe politika publike për t’i urryer shqiptarët dhe fetë tjera. Aktualisht qeveria e koalicionit Zaev-Ahmeti-Kasami nuk po bën gjë në këtë drejtim dhe kanë dështuar të parandalojnë rastet. Institucionet nuk veprojnë ndërsa liderët tanë nga pushimet verore dhe postet ministrore nuk kanë kohë të kërkojnë zgjidhje rreth problemeve shqiptaro-maqedonase. Zaevi-Ahmeti dhe Kasami bashkë me liderët tjerë nuk tregojnë se janë të interesuar për qytetarët dhe jetën e tyre pra sigurinë por vetëm për pushtetin e tyre. Koha është që qytetarët të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre e provokimeve publike të grupeve radikale dhe shoveniste.Kështu në Evropë nuk shkohet dhe jemi larg barazisë”, ka deklaruar për Zhurnal, Selim Ibraimi, analist.

Edhe politologu, Ariton Rama thotë se duhet të jenë të menjëhershme masat ndëshkuese ndaj sjelljeve të tilla huliganeske sepse mosndëshkimi mund të sjell dhe luftë civile.

“Zgjidhja e problemit padyshim fillon nga definimi i problemit si dhe përcaktimi i definicionit të problemit , çka nënkuptojmë realisht huliganizëm ?! Dhe cili është dallimi mes huliganizmit dhe të qenurit tifoz i ndonjë grupacionit ?! Dashuria që shëndrohet në një kulturë ndaj një klubit sportiv nënkupton Tifo, duke pasqyruar një menalitet, sjelle, veshje, apo veprimatari urbane, gjithmonë në kornizat e përkushtimit të klubit dhe tejkalimi në avantazh në cfardo forme nga rivaleve të klubit të zemrës, huliganizmat paraqiten kur nuk funksion ligji,aty ku nuk funksion ligji sistemi politko juridik ka dështuar . RREGULLAT E LOJËS NUK KA, EDHE DASMAT MUNDET TË BËHEN TRAGJEDI TASHMË. Andaj urgjentisht mendoj që të tilla provakcione, ku nuk kursehet fëmija ,familja ,fe dhe kombësia e që në esenca variabla emotive në këto tema janë skajshmërisht të ndjeshme ,duhet të miren masat. Pa dashyr ta ritheksoj edhe pse duhet të ripësëritet ,hezimit dhe menjanimi i këtyre elementeve qojnë deri tek nisja e një lufte civile e që në fakt vështirë të kontrollohet fundit ,këto raste nuk duhet të nënvlersoheshin për një shtet serioz”, ka deklaruar për Zhurnal, Ariton Rama, politolog.

Reagimet ishin të shumta nga sjelljet huliganeske të tifo grupit “komiti”, si nga opinioni ashtu edhe nga opozita shqiptare.

“Sjelljet e Komitëve burimin e kanë tek sistemi, që u jep fuqi dhe përkrahje, pavarësisht kush është në pushtet. Për sa kohë sistemi nuk i dërgon prapa grillave këto huligan, fenomene te këtilla s’do të kenë të ndalur!”, thonë nga ASH.

Të dielën e kaluar në sheshin e Shkupit, gjithashtu ky tifo-grup bëri thirrjet e njëjta nacionaliste. Por, provokime të tilla nuk kanë marrë asnjë epilog hetues deri tani.

Sipas Kodit Penal, gjuha e urrejtjes është e dënueshme nga një deri në pesë vite burg.

Postime të ngjashme

Qeveria ndan 1.300.000 euro për blerjen e ilaçit për mjekim të coronavirusit

admin

Moti sot

T E

Ka ndërruar jetë imami njohur Hfz. Abdullah Xheladini

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...