Agjencia Zhurnal.mk

Gjuha maqedone bëhet zyrtare në BE, sipas Draft kornizës së negociatave

Shkup, 1 korrik – Maqedonia Veriore do të duhet të përkthejë ligjin e përbashkët evropian (acquis communautaire) në maqedonisht para anëtarësimit zyrtar në Bashkimin Evropian, thuhet në Draft Kornizën e Negociatave për vendin e miratuar sot nga Komisioni Evropian, mëson “360 gradë”.

Në Draft-Kornizën e bisedimeve për Maqedoninë Veriore, të miratuar sot nga Komisioni Evropian, përcaktuesi që do të përdoret për emërtimin e gjuhës është – maqedonisht, pa ndonjë shpjegim apo shënim shtesë, zbulon “360 gradë”.

Ky konsiderohet një akt i njohjes zyrtare të gjuhës maqedonase në nivelin e BE dhe promovimi i saj në një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian në të ardhmen.

Siç kemi informuar tashmë, drafti i kornizës tani po shqyrtohet nga vendet anëtare të BE-së, të cilat duhet të bien dakord për tekstin përfundimtar.

Pasazhi që thotë se ligji i përbashkët evropian duhet të përkthehet në gjuhën e shtetit të ardhshëm anëtar është një element standard në kornizën e bisedimeve për të gjitha vendet kandidate që aktualisht janë duke negociuar ose janë bërë tashmë pjesë e BE-së.

Problemi i gjuhës maqedonase u mbyll zyrtarisht me Marrëveshjen e Prespës, si një përcaktues kryesor i identitetit për maqedonasit etnik në Maqedoninë Veriore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...