Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Gjuha shqipe bëhet pjesë e librit “La classe plurilingue” në Itali

Studiuesja dhe pedagogia shqiptare në Itali, Ledi Shamku Shkreli, jep kontributin e saj me përgatitjen e një kapitulli për gjuhën shqipe, i cili zë një vend të rëndësishëm në librin “La classe plurilingue”.

Puna e studiueses shqiptare u recensua nga Enciklopedia TRECCANI, e cila është enciklopedia më prestigjioze italiane dhe nga më të çmuarat në Europe.

Siç bën të ditur dhe vetë autorja, hartimi i këtij libri iu besua Universitetit të Bolonjës duke u shprehur se është e vetmja “madrelingua” që në këtë libër universitar shkruan për gjuhën e saj.

“Sa e sa here e kam hapur nder vite kete enciklopedi per te gjetur pergjigje, por nuk kam ëndërruar ndonjëherë te jem vete reference e saj. Nga sot do t’i ushqej me fort ëndërrimet e mia. Natyrisht po aq fort edhe punën. Dua te jem nderkombetarisht bije e denje e vendit tim”, shkruan Shamku.

Një shkëputje nga hyrja e pjesës që flet për Shqipërinë në “La classe plurilingue”:

“Udhëtoni drejt jugut të Italisë dhe do të arrini në Otranto. Me të mbërritur vijoni drejt portit për të arritur Punta Palascia. Arritët? Mirë, tani shihni malet përballë jush. Për italianët janë Acrocerauni (apo “majat e rrufeve”), por për banorët shqiptarë quhen “Malet e Çikës (apo “malet e dritës”). Ndiqni me shikim këto maja që zbresin drejt detit. Vini re si shtrihen në blu si një lloj gjuhe? Ja, ai fund që prek detin e bukur të Jonit në italisht quhet pikërisht “Il Capo della Linguetta” dhe në shqip Kepi i Gjuhëzës. “Gjuhëz”, në fakt, është një zvogëlues i “gjuhë” që në italisht përkthehet “lingua”, dhe ashtu si në italisht tregon si gjuhën si organ i vendosur në brendësi të gojës, qoftë dhe si kod që flet çdo komunitet, shkruan, gëzon, dëshpërohet dhe me të cilin identifikohet. /dp/ GazetaMetro

Postime të ngjashme

Në Louvre kthehet parzmorja që ishte vjedhur gati 40 vjet më parë

S.B.

Shkodran Tolaj sjell projektin premierë “Nga Shkupi në Prekaz” për Epopenë e Adem Jasharit në 23 vjetorin e lavdishëm

S.B.

Holandë/ Mbrëmja poetike mbledh poetë shqiptarë dhe holandezë për 7-8 mars

S.B.

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Agim Krajka

S.B.

“Berlinale 2021” në modusin e pandemisë

S.B.

Gani Mehmetaj fiton çmimin ‘Kadare’ për vitin 2020

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...