Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gjuha shqipe në institucione është shtyllë e ardhmërisë sonë kombëtare dhe fetare

Shkup, 13 tetor – Të martën më datë 13.10.2020 Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e priti në zyrën e tij në Rijaset, Drejtorin e Agjencisë së zbatimit të gjuhëve Prof. Dr. Ylber Sela i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij z. Shaqir Islami – Këshilltar i Drejtorit dhe z. Besian Pollozhani.

Gjatë këtij takimi Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u tregoi mysafirëve të respektuar për praktikën e shumë gjuhësisë cila vite të tëra praktikohet në Bashkësinë Fetare Islame, duke i respektuar të gjitha popujt e vendit që janë besimtarë të islamit, duke ua mundësuar përdorimin e gjuhës amtare çdo populli në vendin tonë.

Nga ana tjetër. Prof. Dr. Ylber Sela i shprehu urimet e tij dhe të Agjencisë të cilën ai e drejton, Kreut të BFI për postin e ri, duke i dëshiruar shumë sukses në punë dhe në drejtimin e BFI dhe në të njëjtën kohë i dhuroi Kryetarit të BFI një doracak të Agjencisë në fjalë rreth mënyrës së aplikimit të dygjuhësisë në institucionet shtetërore.

Edhe Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i dëshiroi suksese në udhëheqjen e Agjencisë për zbatimin e gjuhëve që në të vërtetë është një nder i madh, por njëkohësisht edhe përgjegjësi e lartë.

Më pas të dyja palët këmbyen mendime rreth shumë çështjeve, në veçanti rreth zbatimit të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe konstatuan se zbatimi i dygjuhësisë, në veçanti e gjuhës shqipe në institucione është shtyllë e ardhmërisë sonë kombëtare dhe fetare, prandaj në këtë frymë, u ra dakord që bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve të vazhdojë edhe në të ardhmen.

https://www.facebook.com/bfinmk/posts/10158491648384627

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...