Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjukanoviq ia kthen parlamentit amendamentet e Ligjit për liritë fetare

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq nuk i ka miratuar amendamentet e Ligjit mbi liritë fetare, ligj ky që është kritikuar nga serbët etnikë dhe Kisha Ortodokse Serbe.

Gjukanoviq i ka kthyer amendamentet në parlament, së bashku edhe me gjashtë ligje të tjera, që u miratuan nga koalicioni qeverisës, tha zyra e tij më 2 janar.

Në total, 41 deputetë të koalicioni qeverisës, që përbëhet nga partitë pro-serbe, kanë mbështetur amendamentet e Ligjit për lirinë fetare gjatë votimit më 29 dhjetor, 2020. Opozita ka bojkotuar votimin e këtyre amendamenteve.

Zyra e presidentit ka thënë se është e paqartë nëse numri i nevojshëm i ligjvënësve ishte i pranishëm në parlament gjatë votimit.

Pas kthimit të Ligjit për liritë fetare nga ana e presidentit, kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq ka shkruar në Twitter se ky “gjest i njeriut të parë të shtetit tregon më së miri se si funksionon bashkëjetesa në praktikë”.

Ndërkaq, zëvendëskryeminsitri Dritan Abazoviq, përmes një postimi në Twitter, tha se nëse Gjukanoviq “shkel Kushtetutën, do ta zëvendësojmë atë”.

Gjukanoviq udhëheqë me Partinë Demokratike të Socialistëve, që tashmë është në opozitë.

Nëse deputetët votojnë sërish për amendamentet, presidenti është i obliguar që t’i miratojë ato.

Sipas Ligjit për liritë fetare, që është miratuar vitin e kaluar, komunitetet fetare duhet të dëshmojnë se janë pronarë të pronave para vitit 1918.

Ky është viti kur të krishterët ortodoksë malazezë iu bashkuan Mbretërisë të serbëve, kroatëve dhe sllovenëve – dhe Kisha Ortodokse Malazeze u bë pjesëe Kishës Ortodokse Serbe, duke humbur të gjitha pronat.

Kisha Ortodokse Serbe dhe mbështetësit e saj si dhe partitë pro-serbe, pretendojnë se ky ligj i lejon Qeverisë malazeze t’i marrë pronat e kishës, edhe pse zyrtarët mohojnë se synojnë të bëjnë një gjë të tillë.

Qeveria e re – që doli pas zgjedhjeve të gushtit – ka thënë se do ta ndryshojë ligjin me qëllim që të sigurohet se pronat do të mbeten në dorën e Kishës, që selinë e ka në shtetin fqinj, Serbi.

Serbia dhe Mali i Zi kanë qenë pjesë e një federate deri më 2006, kur Mali i Zi shpalli pavarësinë.

Mali i Zi është pjesë e NATO-s dhe aspiron që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

Postime të ngjashme

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

SHBA shpreh shqetësim për gjobat ruse kundër REL-it

S.B.

BE paralajmëron për një krizë shoqërore pas pandemisë

S.B.

OKB: Mësimi në distancë `emergjencë katastrofike arsimore`

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...