Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Gjumi i mirë është gjysma e shëndetit

Gjumi është koha kur trupi e ripërtërin energjinë e vetë dhe përgatitet për ditën e ardhshme. Nevoja për kohëzgjatjen e gjumit është individuale.

Si flini? Thonë si flini, ashtu edhe do të jetoni.

Sasia e gjumit edhe pse luan rol të madh për shëndetin në përgjithësi, megjithatë cilësia e gjumit është thelbësore. Dëshironi ta dini se a flini mirë?

Llogariteni përqindjen e gjumit kualitativ

  •  Një nga indikatorët për gjumë kualitativ, është koha e nevojshme për t’ju zënë gjumi.
  • Zgjimi i shpeshtë gjatë natës e prish ciklin e gjumit dhe me atë ditën e ardhshme do të ndjeheni të lodhur. Gjatë gjumit kualitativ, zgjimi gjatë natës nuk duhet të ndodhë më shumë se një herë.
  • Edhe pse kaloni më tepër se tetë orë në krevat, ajo nuk do të thotë se flini tetë orë. Që t’i shihni dobitë e gjumit, duhet të flini më së paku 85 për qind nga koha e kaluar në pozitën horizontale.

Pagjumësia – insomnia do të thotë çrregullim i gjumit që karakterizohet me kualitet jo të mjaftueshëm të gjumit që zgjatë një periudhë më të gjatë kohore, më së paku tre herë në javë, më së paku gjatë një muaji.

Zgjidhja është LUNERBA PLUS që përdoret si shtesë në ushqim. Veprimi i këtij kombinimi është në funksion të gjumit të shëndetshëm. Melatonina kontribuon për shkurtimin e kohës së nevojshme për t’ju zërë gjumi dhe për t’ua lehtësuar ndjenjën subjektive të lodhjes të shkaktuar nga ndryshimi i zonave kohore. Valeriana, pasiflora, balsami i limonit dhe lulëkuqja kaliforniane kontribuojnë për relaksim dhe për gjumë më të lehtë edhe në situata stresuese.

Kapsulat LUNERBA PLUS mund t’i gjeni në barnatoret e Annie Farm

Pagjumësia shpesh është vetëm simptomë e ndonjë sëmundjeje tjetër, ndërsa gjatë trajtimit të pagjumësisë gjithmonë duhet të mënjanohen sëmundje tjera, gjatë së cilës ajo është një simptomë.

Para fillimit të trajtimit të pagjumësisë, duhet të vërtetohet se shkaku i pagjumësisë a është ndonjë sëmundje tjetër gjatë së cilës pagjumësia është simptomë dhe të kurohet sëmundja thelbësore.

Pagjumësia mund të eliminohet me ndryshimin e mënyrës së jetës.

  • gjithmonë të shkohet në krevat në kohë të njëjtë, dhe të ngriheni në kohë të njëjtë
  • t’i iket konsumimit të kafesë, alkoolit, nikotinës
  • t’i ikni gjumit gjatë ditës
  • ushtrime të rregullta fizike (3-4 herë në javë), por t’i iket ushtrimit në orët e vonshme të pasdites
  • t’i iket shikimit të televizorit në orët e vonshme, para gjumit
  • t’i iket ushqimit në masë të madhe para gjumit
  • mund të bëni disa ushtrime për relaksim para se të flini
  • të krijohet atmosferë komfore për gjumë

Nëse pagjumësia zgjat një kohë më të gjatë, është e nevojshme të konsultoheni me mjekun, i cili do t’ju japë terapi adekuate.

Postime të ngjashme

BAJAMET MUND TË NDIHMOJË NË LARGIMIN E DJEGIEVE NGA DIELLI

Lea Muslija

“BioNTech” e dërgon vaksinën e saj të parë kundër kancerit në fazën e dytë

Lea Muslija

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur e eliminoni qumështin tërësisht nga dieta juaj

Dafina Vidishiqi

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ecni zbathur në rërë?

Lea Muslija

Ky medikament redukton rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital nga Covid-19

Lea Muslija

Katër simptoma të një tiroideje joaktive

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...