Agjencia Zhurnal.mk

Gjunjëzohet Spanja/ 738 viktima në 24 orë, ia kalon edhe Kinës

Spanja tashmë është vendi i dytë në botë me numrin më të madh të viktimave prej koronavirusit, pas Italisë.

Me 3,434 vdekje, sipas bilancit të fundit të ofruar këtë të mërkurë nga Ministria e Shëndetësisë, Spanja është përpara Kinës, ku lindi pademia. Kina ka shënuar 3.287 viktima, ndërsa Spanja ka rreth 200 më shumë.

Në vend të parë qëndron Italia me 6.820 viktima. Në vetëm 24 orë, në Spanjë kanë ndërruar jetë 738 pacientë, 27% më shumë sesa dje. Numri i të infektuarve është 47.610, duke shënuar një rritje me 20%. Qeveria shpreson se deri në fund të javës efektet e izolimit do të fillojnë të ndjehen.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...