Agjencia Zhurnal.mk

Gjuriq: Haradinaj fajtor për dështimin e Samitit të Parisit

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’, Marko Gjuriq, ka thënë se përgjegjës për dështimin e Samitit të Parisit janë institucionet e Kosovës, pasi sipas tij janë sjellë në mënyrë arrogante. Ai thotë se dikush në Prishtinë është jashtëzakonisht i zemëruar me Serbinë dhe se kanë frikë nga shteti serb.

“Dikush në Prishtinë është shumë i zemëruar me faktin se Serbia po vazhdon të ketë progres dhe zhvillim, dhe në anën tjetër ju keni paga shumë më të ulëta në Kosovë, Prandaj ata dëshirojnë të na bllokojnë neve”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij zyrtarët e Prishtinës kanë treguar se nuk dëshirojnë vazhdimin e dialogut. “Kjo mund të shihet nga deklaratat e kryeministrit e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili thotë se dëshiron njohjen e pavarësisë si rezultat final, dhe në anën tjetër nuk heq taksat”, ka thënë politikani serb.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...