Agjencia Zhurnal.mk

Gjuriq: Vrasja e Ivanoviqit – plagë e popullit serb në Kosovë

Beograd, 16 janar – Zhurnal.mk – Dy vjet pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, udhëheqësit të Iniciativës Qytetare SDP, kjo mbetet një plagë e hapur e të gjithë popullit serb në Kosovë dhe më gjerë.

Kështu tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq,

“Është një tragjedi për familjen dhe shkon në ndërgjegjen e të gjithë atyre që janë duke u përpjekur të keqpërdorin këtë rast për qëllime politike,” tha ai për Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të 2018-ës para zyrës së partisë së tij Iniciativa Qytetare SDP në veri të Mitrovicës

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...