Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gjurov: Do të ketë presion nga SHBA-ja për zgjidhje të kontestit mes Sofjes dhe Shkupit

Shkup, 25 janar – SHBA do të ushtrojë presion për zgjidhje sa më të shpejtë të problemeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, shprehet ish shefi i Shërbimit kombëtar bullgar të inteligjencës, gjenerali Dimo Gjurov.

Në deklaratën për TV Nova, Gjurovi ka thënë se administrata e re e presidentit amerikan, Xho Bajden dhe Partisë Demokratike janë të interesuar për zhvillim më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfshirjes së tyre drejt Evropës Perëndimore dhe prandaj mund të pritet presion nga Uashingtoni për zgjidhjen e kontestit mes Sofjes dhe Shkupit, përcjell Zhurnal.mk

“Për shkak kësaj, ne duhet ta argumentojmë pozicionin tonë pasi amerikanët kuptojnë argumente dhe pozicion të qartë dhe ajo detyrë është në duart e diplomacisë bullgare”, ka thënë tutje Gjurov.

Ish shefi bullgar i zbulimit pret presion nga SHBA edhe për projektet energjetike në Bullgari ku është e përfshirë edhe Rusia, veçmas të transitit me gaz si dhe ndalimit të projektit për ndërtimin e centralit bërthamor Belene. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...