Maqedoni

Gjykata Apelit pjesërisht pranon ankesat e Zoran Mileskit në lëndën “Reket”

Zhurnal Ads

Shkup, 4 shtator – Zhurnal.mk – Gjykata e Apelit Shkup pjesërisht i pranoi ankesat e të pandehurit Zoran Mileski për rastin “Reket” në mënyrë që e konfirmoi aktvendimin e shkallës së parë, lidhur me fajin dhe sanksionin e shqiptuar penal, ndërkaq në pjesën e vendimit për marrjen e lëndëve e shfuqizoi dhe këtë pjesë të lëndës e ktheu në gjykatën e shkallës së parë për rishqyrtim.

“Gjykata e Apelit të Shkupit informon se, duke vepruar në lëndën penale i njohur për publikun si ‘Reket, pas seancës publike të mbajtur më 02.09.2020, ka sjellë vendim me të cilin ankesat e të pandehurit Zoran Mileski nga Shkupi, pjesërisht i miratoi në mënyrë që e konfirmoi aktvendimin e shkallës së parë, lidhur me fajin dhe sanksionin penal të shqiptuar, ndërsa në pjesën e vendimit për marrjen e lëndëve e hoq dhe në këtë pjesë dhe lënda u kthye në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim dhe vendim”, njoftoi Gjykata e Apelit.

Vendimi i miratuar në këtë mënyrë, siç thonë nga gjykata, do të publikohet në tërësi në ueb faqen e gjykatës në afatin e paraparë me Ligjin për menaxhim me lëvizjen e lëndëve nëpër gjykata

Postime të ngjashme

Plevneliev: Të bëhet regjistrimi në Shkup dhe të shohim sa bullgarë ka atje

XH,I

“Jahja Kemal”, e përgatitur për vitin e ri shkollor

T E

Komuna e Tetovës raporton për gjendjen me Covid 19 në qytet

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...