Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gjykata e Apelit e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale, Mijallkovi mbetet në paraburgim

Shkup, 7 qershor – Gjykata e Apelit në Shkup e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale për refuzimin e garancisë së ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, me çka ai mbetet në paraburgim në Burgun “Shkupi” në Shuto Orizarë.

Nga Gjykata e Apelit për MIA-n, konfirmuan se sot është vendosur për ankesën, se është konfirmuar vendimi dhe Sasho Mijallkovi mbetet në paraburgim.

Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale në Shkup më 20 maj, solli vendim, me të cilin e refuzoi garancinë e ofruar prej rreth 10,8 milionë euro për Mijallkovin që të mbrohet në liri, për çka ai u ankua para Gjykatës së Apelit.

Sasho Mijallkovi po vuan masën e paraburgimit për lëndën “Thesari”, ku është i dënuar me 8 vite burg. Ai gjithashtu është i dënuar edhe me 12 vite burg për rastin “Target – Fortesa”, përderisa më 17 qershor duhet ta dëgjojë edhe gjykimin për rastin “Tortura”.

Postime të ngjashme

Pesë persona të dyshuar për zjarret në Maqedoni

D V

Ambasadorja amerikane Bërnz e vizitoi Entin hidrobiologjik në Ohër

D V

Harta e zjarreve aktive dhe të lokalizuara në mbarë vendin

D V

Nuk ka rrezik nga lindani, zjarri në “OHIS” është lokalizuar

D V

Lokalizohet zjarri pyjor në Leshan në Komunën e Debërcës

D V

Tetë zjarre të reja në Kumanovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...