Gjykata e Apelit i refuzon ankesën, Kreshnik Bekteshi mbetet në paraburgim

nga D. V.

Shkup, 29 prill – Gjykata e Apelit në Shtip njoftoi se ka përfunduar procedura mbi ankesat e paraqitura kundër vendimeve për paraburgim në lidhje me rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan. Nga gjithsej tetë raste, në shtatë raste ankesat u refuzuan si të pabaza, ndërsa vendimet e Gjykatës Themelore në Koçan u vërtetuan.

Vetëm në një rast, ankesa e të pandehurit E.M. u pranua, me vendimin e paraburgimit të shkallës së parë që u rrëzua dhe u zëvendësua me masë arresti shtëpiak, së bashku me masa shtesë paraprake.

“Ankesat e mbetura – të paraqitura nga K.B, N.I, R.Ç.D, M.S, B.H, M.G. dhe R.D. – refuzohen, ndërsa masat e paraburgimit ose arrestit shtëpiak mbeten në fuqi”, njoftuan nga Gjykata e Apelit.

Gjykata e Apelit në Shtip njoftoi dje se po vepron mbi 17 ankesa për masat e shqiptuara “paraburgim”, “arrest shtëpiak” dhe masa paraprake të paraqitura nga persona të përfshirë në hetimin për rastin e zjarrit. Tre ankesa u morën të premten dhe 14 ankesa dje.

Në hetimin për zjarrin tragjik në diskoteken Pulse në Koçan, i cili ndodhi më 16 mars 2025, dhe në të cilin vdiqën 62 persona, të dyshuar janë 68 persona fizikë dhe tre persona juridikë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More