Bota

Gjykata e Lartë mund të lerë në fuqi ligjin “Obamacare”

Anëtarë të Gjykatës së Lartë të SHBA sinjalizuan të martën se nuk ka gjasa ta hedhin poshtë Ligjin e kujdesit shëndetësor të njohur si Obamacare në një sfidë ligjore të ngritur nga Teksasi dhe 17 shtete të tjera të qeverisura nga republikanët dhe së cilës iu u bashkua edhe administrata e Presidentit Donald Trump.

Kreu i Gjykatës, John Roberts, dhe kolegu i tij konservator Brett Kavanaugh gjatë paraqitjes së argumenteve shfaqën skepticizëm ndaj pikëpamjes së sfiduesve republikanë se i gjithë ligji duhet të rrëzohet nëse një dispozitë kryesore e tij, e quajtur mandati individual, konsiderohet si antikushtetues.

Kjo dispozitë kërkonte që njerëzit të merrnin sigurim shëndetësor, përndryshe do të paguanin gjobë financiare.

Presidenti Trump nënshkroi një ligj në vitin 2017 që eliminonte gjobën, një ndryshim që republikanët argumentuan më pas se eliminonte justifikimin kushtetues të dispozitës si e lejueshme në bazë të kompetencës së Kongresit për të mbledhur taksa.

Gjyqtari Roberts bëri pyetje, duke lënë të kuptohej se meqenëse, kur eliminoi gjobën, Kongresi nuk e shfuqizoi të gjithë ligjin, i njohur zyrtarisht si Akti për Kujdesin e Përballueshëm Shëndetësor (ACA), kjo nuk do të thotë se i gjithë ligji Obamacare duhet të zhvleftësohet për shkak të këtij ndryshimi.

Nëse gjyqtarëve Roberts dhe Kavanaugh u bashkohen tre liberalët e gjykatës, atëherë vendimin përfundimtar i gjykatës që pritet nga fundi i qershorit, do ta linte në fuqi pjesën më të madhe të ligjit.

“Është e vështirë për ju të argumentoni se Kongresi kishte si synim që i gjithë ligji do të shfuqizohej nëse do të rrëzohej mandati individual,” tha Roberts, i cili ishte autor i vendimeve të viteve 2012 dhe 2015 që mbështesnin ligjin Obamacare në sfidat e mëparshme ligjore të ngritura nga republikanët.

Pas paraqitjes së argumenteve të martën, Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili ishte nënpresident në kohën e Presidentit Obama, kritikoi ideologët e “krahut të djathtë “që ngritën padi ligjore përçarëse, të panevojshme dhe mizore.

“Kjo çështje do të përcaktojë nëse mbulimi shëndetësor i më shumë se 20 milion amerikanëve që e fituan atë me Aktin e Kujdesit të Përballueshëm do të rrëzohet në rrethanat e pandemisë më të rëndë që po kalon vendi prej një shekulli,” u tha zoti Biden gazetarëve në Delauer.

Ai premtoi se do të fillojë ta çojë më tej Aktin e Kujdesit të Përballueshëm menjëherë pasi të pasojë presidentin Trump më 20 janar 2021./VOA

Postime të ngjashme

Tensionet me SHBA e Tajvanin, Kina zgjeron flotën detare

T E

Francë, shkon në mbi 50 mijë numri i viktimave nga COVID-19

S.B.

Mali i Zi e shpall ambasadorin serb person “non grata”

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...