Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e Rashkovskit për paraburgim shtëpiak

Shkup, 22 shtator – Gjykata e Lartë në seancën e sotme ka refuzuar kërkesën e Rashkovskit për paraburgim shtëpiak duke e vlerësuar si të pabazuar.

 

“Gjykata e Lartë pas seancës së mbajtur publike, mori vendim ku refuzohen si të pabazuara kërkesat e të akuzuarit D.R nga Strumica, të deklaruara përmes avokatit të tij dhe të të akuzuarit D.S nga Shkupi, të deklaruara përmes avokatit të tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Me këtë vendin, hyn në fuqi vendimi gjyqësor i Gjykatës së Apelit.

Ndryshe, Rashkovski është në paraburgim për shkak të dyshimeve se ka blerë softuerë gjatë kohës kur ka qenë sekretar në Qeverinë e Maqedonisë.

Related posts

Nesër ndryshohet regjimi i trafikut në Shkup

N E

Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 36 të vdekur nga Kovid-19, të infektuar edhe 1.037 persona

D V

Shaqiri: Zero tolerancë ndaj korrupsionit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More