Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Gjykata e Pejës e konfirmon aktakuzën për sulm seksual ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë

Prishtinë, 18 nëntor, Zhurnal-ks – Gjykata Themelore në Pejë e ka konfirmuar aktakuzën e ngritur për sulm seksual, ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë dhe ish-zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq.Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zyrtarja për informim e gjykatës në fjalë, Tringa Zhuti.Vendimin për refuzimin e kërkesës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave e ka marrë gjykatësi i rastit, Shaqë Curri.

Lidhur me këtë vendim, bëhet e ditur se mbrojtësja e të akuzuarit, avokatja Aurora Mulhaxha ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, Baliq është deklaruar i pafajshëm për akuzën që i vihet në barrë, në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 6 tetor të këtij viti.Sipas aktakuzës së ngritur më 29 shtator 2020, nga Prokuroria Themelore në Pejë, Numan Baliq akuzohet se me 12 gusht 2020, rreth orës 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pikërisht në zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor, duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, e cyt të njëjtën që ta prek me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, përderisa e njëjta, në natën kritike, duke qenë nënë dhe shoqëruese e fëmijës 6 muajsh, ishte e hospitalizuar në dhomën numër 5, në repartin e ortopedisë në spitalin e lartcekur.

Postime të ngjashme

Ish-deputeti i LDK-së: Në udhëheqësinë e partisë, duhet të thyhet monopoli

T E

Fatmir Sejdiu për Isa Mustafën: Thoshte se fitoj me duar në xhepa

T E

U shënua 24-vjetori i rënies së heroit Besnik Restelica

T E

Haki Abazi mbetet jashtë Kuvendit

T E

Reagon Hoti pas aksionit të policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

S.B.

Tre të vdekur dhe 461 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...