Gjykata e Posaçme miraton një tjetër urdhër kontrolli ndaj Erion Veliajt

nga D V

Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut, ambient që dyshohet se përdorej nga familjarët e kryebashkiakut.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuat paraditen e sotme nga agjentët e BKH, të cilët kanë administruar në këtë apartament dokumente, apo pajisje elektronike me vlerë për hetimin.

Gjykata lejonte që kontrolli të bëhej me qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale duke përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, pajisje elektronike, celularë, lap top apo kompjuter personal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More