Luksemburg, 5 janar – Gjykata Evropiane e revizorëve këto ditë e vlerëson efektivitetin e masave të BE-së për mbështetje të qeverisjes të së drejtës, kërkesë për inkuadrim, në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kontrolli bëhet në katër vendet kandidate për anëtarësim në BE – Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi, dhe dy vendet kandidate potenciale – Bosnja e Hercegovinë dhe Kosovë.
Qëllimi i revizionit, i cili sapo filloi, është të vërtetojë se sa efektive ishin masat për përforcim të qeverisjes të së drejtës në Ballkanin Perëndimor. Veçanërisht, revizorët shqyrtojnë nëse mbështetja e BE-së për qeverisje të së drejtës është disenjuar në mënyrë adekuate, a është shfrytëzuar mirë për zgjidhje të çështjeve të identifikuara të rëndësishme dhe nëse ka rezultuar me përmirësime konkrete të qëndrueshme, në pajtim me standardet e BE-së.
Siç citohet në kumtesën e Gjykatës, qeverisja e së drejtës është vlerë fundamentale evropiane. Edhe pse BE-ja nuk ka definicion formal, nën këtë në përgjithësi nënkuptohen gjashtë parimet: barazi para ligjit, siguri juridike, ndarje e pushtetit, gjykata të pavarura dhe të paanshme, procedura ligjore demokratike dhe transparente dhe revizion efektiv gjyqësor. Përforcimi i qeverisjes të së drejtës është i lidhur në mënyrë thelbësore me luftën kundër korrupsionit. Kjo është gjithashtu kusht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.
Në kumtesë citohet se që të bashkangjiten në BE, kandidatët duhet t’i demonstrojnë kapacitetet e tyre për pranim të obligimeve që i imponon anëtarësimi në BE, që është parashikuar me kriteret e Kopenhagës prej vitit 1993. I pari nga këto kritere është i lidhur me ekzistimin e institucioneve të zhvilluara dhe stabile që do ta garantojnë demokracinë, qeverisjen e së drejtës, të drejtat e njeriut, respektimin dhe mbrojtjen e bashkësive etnike. Shpejtësia e negociatave inkuadruese në masë të madhe varet nga përparimi i arritur në këtë fushë.
“Qeverisja e së drejtës është parakusht për të cilin nuk mund të negociohet për anëtarësim në BE. Megjithatë, vendet e Ballkanit Perëndimor ende përballen me çështje në lidhje me korrupsionin dhe funksionimin e institucioneve të tyre, të cilat e pengojnë inkuadrimin e tyre në BE”, tha Juhan Parts, anëtar i Gjykatës Evropiane për revizorë përgjegjës për revizionin.
Sipas Parts, revizioni do të shqyrtojë nëse BE-ja me të vërtetë u ndihmon vendeve të arrijnë përparim në këto fusha, ashtu që shumë shpejtë do të jenë në rrugë në inkuadrohen në Union.
Marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor zhvillohen në suaza të “procesit të njohur të stabilizimit dhe asocimit”. Mbështetja për qeverisjen e së drejtës kryesisht zhvillohet përmes dialogut politik, si dhe ndihmës financiare dhe teknike që të ndihmohet në zbatimin e reformave të nevojshme. Për periudhën e viteve 2014-2020, BE-ja ka ndarë rreth 700 milion euro për Ballkanin Peërndimor në mbështetjen e qeverisjes të së drejtës dhe të drejtat fundamentale, që paraqet 16 për qind nga ndihma bilaterale e BE-së për këto vende.