Shkup, 13 tetor – Zhurnal.mk – Gjykata civile e Shkup e ka refuzuar padinë për shpifje dhe shkelje të autoritetit nga shefja e Prokurorisë Publike, Villma Ruskoska ndaj partisë VMRO-DPMNE, informon Zhurnal.
Autorizuesi i Ruskoskës, avokati Pançe Eftimov, pas kumtimit të aktvendimit, deklaroi se do të presin të shohin cili do të jetë arsyetimi i Gjykatës dhe në përputhje me këtë do të reagojnë.
“Nëse udhëhiqemi nga gjuha e VMRO-DPMNE-së, kritika publike dhe sarkazma, del se gjykatësi svarovski i zgjedhur nga lista nuk mund të vendosë dhe ende e mbajnë për veshi”, deklaroi avokati i Ruskoskës.
Ndryshe, ajo e paditi partinë opozitare përshkak se përdori emrin dhe figurën e saj në fushatë parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare në korrik të këtij viti.//Zhurnal.mk