Gjykata Kushtetuese dyshon në diskriminim gjatë ndihmës shtetërore të fëmijëve të sapolindur, është ngritur procedurë

nga D V

Shkup, 10 korrik – Gjykata Kushtetuese ka ngritur procedurë për vlerësim të kushtetueshmërinë e dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve që kanë të bëjnë me ndihmën shtetërore për fëmijët e sapolindur, deklaroi sot në konferencën për shtyp zëdhënësja e Gjykatës, Hristina Bellovska.

Ajo theksoi se Gjykata me shumicë votash ka shprehur shpresë në harmonzimin me dispozitat kushtetuese në zgjidhjen ligjore shteti nuk jep ndihmë në para vetëm për fëmijën e parë dhe të dytë të lindur, me çka i diskriminon fëmijët e lindur pastaj në falmije.

“Sipas Gjykatës Kushtetuese në lëtë ligj , konkretisht në nenin 36 janë kontestuese disa pjesë, të cilët përmbajnë nocionet “i pari dhe i dyti” ndërsa kanë të bëjnë me fëmijët e sapolindur, pjesë e paragrafit 3, si dhe gjithë paragrafi 2 i cili është – “Për fëmijën e sapolindur të parë dhe të dytë, konsiderohet fëmija që është i parë dhe i dytë i lindur gjallë me radhë në lindje të nënës, renditja e së cilës vërtetohet në mënyrë të njejtë kur nëna do të lind më shumë fëmijë përnjëherë” tha Bellovska.

Shtoi se me vendim Gjykata të ngritë procedurë, do të thotë se hynë në fazën e ardhshme në të cilën do ta vlerësojë kushtetueshmërinë e dispozitave kontestuese dhe harmonizimi i tyre me nenin 8, i cili i përket lirive themelore dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarëve të njohura në të drejtën ndërkombëtare dhe të vërtetuara në Kushtetuese, neni 9 dhe neni 42 i cili garanton mbrojtje e veçantë të fëmijëve.

“Këto dispozita ligjore i referohen familjeve të cilët në tre muajt e fundit para paraqitjes së kërkesës për ndihmë për një të porsalindur kanë të ardhura mesatare totale më të ulëta se paga minimale neto që është përcaktuar në bazë të vitit paraprak”, theksoi Bellovska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More