Gjykata Kushtetuese e shtyu seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve për shkak të shtatë ditëve të zisë për viktimat e tragjedisë në Koçan

nga D. V.

Shkup, 17 mars – Gjykata Kushtetuese sot në mbledhjen e punës vendosi të shtyjë seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, e cila ishte caktuar për 20 mars.

“Gjykata merr parasysh periudhën e shpallur shtatëditore zie për viktimat e tragjedisë në Kpçan dhe traumën që po kalon shoqëria, qytetarët dhe shteti”, informojnë nga Gjykata Kushtetuese.

Ata shtojnë se data e mbajtjes së seancës përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve do të përcaktohet më vonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More