Gjykata Kushtetuese: Funksioni i gjykatësit kushtetues nuk ndalet në bazë të pensionit të pleqërisë

nga D V

Shkup, 10 korrik – Funksioni i gjykatësit kushtetues nuk ndalet në bazë të realizimit të pensionit të pleqërisë, deklaroi sot zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese Hristina Bellovska.

“Lidhur me informacionet e dorëzuara në Kuvend se gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska i ka plotësuar kushtet për pensionin e pleqërisë në qershor të vitit 2022. Gjykata Kushtetuese në një takim pune  të mbajtur sot me një pikë të vetme në rend dite, në mënyrë unanime e miratoi konkluzionin në vijim – sipas nenit 51 të Kushtetutës, secili është i obliguar ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet. Neni 109 i ndryshuar me amendamentin 15, qartë dhe saktë e rregullon procedurën dhe organet kompetente për propozim dhe zgjedhje të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Bellovska.

Ajo theksoi se sipas nenit 111 të Kushtetutës, qartë janë përcaktuar kushtet për ndërprerjen e funksionit të gjykatëses kushtetuese dhe prej këtu mbetet e qartë se organi i vetëm kompetent që vendosë për ndërprerjen e gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese është vetë Gjykata Kushtetuese.

“Çdo ndërmarrje e ç’farëdo lloj veprimi nga çdo organ shtetëror, jashtë përcaktimeve kushtetuese në nenin 111, përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ndërhyrje në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata thekson se në 60-të vjetorin e ekzistimit, nuk ekziston ndonjë rast të ndërpritet funksioni i gjykatësit kushtetues në bazë të realizimit të pensionit të pleqërisë”, theksoi Bellovska.

Një pjesë e mediave kohë më parë raportuan se Këshilli Gjyqësor ka dërguar njoftim te kryetari i Kuvendit, se gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska i ka plotësuar kushtet për realizimin e pensionit të pleqërisë me të cilin e humb statusin e gjykatësit aktiv, që është kusht një gjykatës të mund të zgjidhet për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski javën e kaluar deklaroi se bazat e ndërprerjes së funksionit të gjykatësit kushtetues i rregullon Kushtetuta dhe se nuk mund të bëhet identifikim ndërmjet anëtarësimit në Këshillin Gjyqësor dhe anëtarësimit në Gjykatën Kushtetuese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More