Shkup, 10 korrik – Si një reagim ndaj asaj që Këshilli Gjyqësor ka dërguar njoftim deri te kryeparlamentari, se gjykatësja kushtetuese Dobrilla Kacarska i ka plotësuar kushtet për pension prej qershorit të vitit 2022, duke e humbur statusin e gjyqtares aktive, Gjykata Kushtetuese doli në mbrojtje të saj. Nga aty treguan se Kacarcka e ka të drejtën që të qëndrojë në funksion.
“Gjykata theksoi se në 60 vjet të historisë së ekzistimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka ndonjë rast kur i mbaron funksioni i gjyqtares kushtetuese në bazë të pensionit të pleqërisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata theksoi që i vetmi organ që mund të përcaktojë ndërprerjen e funksionit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese është vetë Gjykata Kushtetuese.
Ata vlerësojnë se vendimi i çdo institucioni tjetër në lidhje me këtë çështje e shkel nenin 111, duke e shkelur pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.
Ndryshe, kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarskës, më 2 qershor i mbaroi mandati trevjeçar.
Kryetarja e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, në një konferencë për media më 29.05.2024, prezantoi disa nga aktivitetet gjatë mandatit të saj trevjeçar dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kërcënimet që u bënë drejtuar asaj në periudhën e kaluar.