Shkup, 4 shkurt – Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të vendos mbi nismat që kontestojnë dispozitat e Ligjit për tatimin solidar.
Në rast se gjykatësit vendosin pro iniciativave kjo nënkupton se ligji bie ndesh me kushtetutën dhe duhet abroguar.
I njëjti obligoi për tatim plotësues 130 kompani që kishin regjistruar të hyra mbi 10 milion euro gjatë vitit 2023. Gjykatësit kishin vlerësuar se tatimi solidar si i tillë në ligj të veçantë është diskriminues, ndërsa kompanitë që e kanë paguar atë, paraprakisht kishin paguar edhe tatimin obligues ndaj shtetit.
Nëse shfuqizohen dispozitat, kjo nënkupton se shteti duhet t’i kthen kompanive 50 milion eurot e arkëtuara në buxhet, ndërsa ndërprerja e procedurës do të varet edhe nga mendimi që kushtetuesja në seancën e ardhshme do ta dërgon si akt në Kuvend, ndërsa ligjvënësi duhet t’i përgjigjet me argumente juridike. Ligji për tatimin solidar u miratua në shtator të vitit 2023.