Agjencia Zhurnal.mk

Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit: Ne nuk mbajmë anën e askujt

Shkup, 13 gusht – Zhurnal.mk – Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i Republikës i cili asnjëherë nuk mer anën e asnjë kontesti politik. Gjykata, vetëm se mundet në suaza të kompetencave, përmes procedurave të parapara, të sjellë vendim të përshtatshëm e cila ka të bëjë me një çështje të caktuar juridike, shprehen nga Gjykata Kushtetuese, informon Zhurnal.

Nga atje thonë se e njejta ka të bëjë edhe me gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, të cilët në suaza të së njejtës procedurë, mund lirisht të thonë mendimin e tyre e më vonë të votojnë për ose kundër të një propozimi të caktuar. Ky reagim vjen lidhur mandatin për formim të Qeverisë.

“Sa i përket të fundit, mes gjykatësve është ndërmarë qëndrim që të përmbahen nga komentimi publik i çështjeve të cilat shqyrtohen apo mund të shqyrtohen nga ana e Gjykatës, me qëllim që të parandalohen spekulime të ndryshme lidhur me rezultatin final të procedurës. Mirëpo edhe përskaj kësaj, në lajmin e publikuar shënohet qëndrimi i siç shkruhet “pjesë e gjykatësve kushtetues” të cilët kanë qenë me të njejtin qëndrim si kryetari i Republikës dhe jepet interpretimi i tyre lidhur me atë nëse është konstituuar Kuvendi dhe afati për ndarjen e mandatit për përbërje të Qeverisë.

“E pakontestueshme(nëse në rastin janë dhënë deklarata të tilla), liria e mendimit dhe shprehjes publike të mendimeve vlenë edhe për gjykatësit e Gjykatës kushtetuese, por nga ana tjetër fakt është që ekziston një rregull etike e cila është vërtetuar me konsensus mes gjykatësve”, thuhet në reagimin e Gjykatës.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...