Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gjykata Kushtetuese përgatitet për iniciativat e ligjit për PP-në dhe dekretin

Shkup, 18 maj – Zhurnal.mk – Në Gjykatën kushtetuese sot duhet të mbahet seancë përgatitore për iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit për shpalljen e Ligjit për prokurorinë publike dhe Ligjin për prokurorinë publike nga 16 shkurti i vitit 2020.

Në seancë në cilësi të përfaqësuesit të Kuvendit do të marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ligji për Prokurorinë Publike u soll nga Kuvendi me 80 vota “pro”, por pas votimit të përsëritur, më 16 shkurt të vitit 2020, para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Presidenti I shtetit Stevo Pendarovski menjëherë e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për Prokurorinë Publike. Në këtë reaguan nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, duke i bërë thirrje Pendarovskit që të mos nënshkruajë dekret për një ligj të sjell në Kuvend me shumicë prej dy të tretave.

Për VMRO-DPMNE-në, është kontestuese që Ligji është sjell me votim të përsëritur, ndërsa neni 110 i cili parasheh bisedime të përgjuara të mos mund të jenë bazë për ngritjen e akuzave, por ato të shërbejnë vetëm si të dhëna. Përjashtim nga ky rregull tashmë ligjor do të jenë rastet e SPO të paraqitura deri më 30 qershor 2017.

Të gjitha bisedat e përgjuara që nuk janë paraqitur në Gjykatë si dëshmi ose të dhëna në hetime, Ligji parashikon që të shkatërrohen.

Pendarovski pas nënshkrimit të Dekretit u tha të gjithëve që kanë vërejtje për mënyrën e votimit t’I paraqesin tek Gjykata kushtetuese.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...