Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Gjykata Kushtetuese pezullon gjykimin për zgjedhjet e 30 qershorit, do i drejtohet Komisionit të Venecias

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin për padinë e Voltana Ademit për zgjedhjet e 30 qershorit. Ajo do i drejtohet Komisionit të Venecias për marrje vendimi.

Ditën e sotme nisi gjykimi për këtë çështje dhe fillimisht Kushtetuesja rrëzoi pezullimin e gjykimit apo dhe pushimin e çështjes.Tashmë do të pritet verdikti i Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Avokati shoqatës së bashkive Jordan Daci i tha gjykatës se Kërkuesi, shoqata e Bashkive është një organ legjimit dhe preket sa herë ka zgjedhje të lira ose problematike. Sipas tij Bindja Demokratike që mori pjesë në zgjedhje nuk ekzistonte juridikisht pra nuk ishte parti dhe në zgjedhje mori pjesë si parti.

Elira Kokona përfaqësuese e Këshillit të Ministrave i deklaroi gjykatës kushtetuese se “Ky proces ka të bejë me votuesit, për aq kohë sa kërkuesi nuk është as votues e as subjekt politik jemi në devijim total të aspekteve proceduriale të një shqyrtimi kushtetues”.Bledar Dërvishaj përfaqësues i presidencës mbajti qëndrimin se “Duke anashkaluar dekretet e presidentit u vijua me një proces që nuk ka asnjë lidhje me ligjshmërinë”.

Por Mimoza Arbi, përfaqësuese e kuvendit, i tha gjykatës se Presidenti ka kompetence vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve dhe se Dekretit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve i mungon baza ligjore.

Sipas avokates të popullit Erinda Ballanca Zgjedhjet nuk i shërbyen interes të qytetarave.  Shpesh here theksoi ajo, funksionaliteti i sistemit kushtetues është kthyer në një sistem formal që nuk garanton qëllimet për të cilin është ngritur.

Postime të ngjashme

Këshilltari gjerman i Bashës i shkruan ambasadores Yuri Kim: Berisha ka bërë shumë për perëndimin dhe Shqipërinë, ai është një njeri i SHBA dhe BE dhe s’ka lidhje me krimin

D V

Shqipëri, temperaturat gjatë ditëve të ardhshme pritet të shkojnë deri në 43°C

D V

Ministria e Shëndetësisë konfirmon mbërritjen e variantit “delta” të COVID në Shqipëri

D V

Situata e Covid 19 në vendin tonë; Rastet e reja në 24 orët e fundit

D V

Varianti “Delta” hyn në Shqipëri, reagon Manastirliu: Vaksinimi, arma më e fuqishme

D V

Rama pas aksidentit në Kroaci: Fatkeqësi pikëlluese për humbjen e vëllezërve dhe motrave nga Kosova

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...