Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e KLSH-së/ Meta: Pushteti qendror e vendor zotërohet 100 % nga PS

Pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Kontrollit të Lartë Shtetëror për shfuqizimin e financave të qeverisjes vendore, presidenti i vendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se audituesit privatë cenojnë veprimtarinë e KLSH-së.

Meta shprehet se vetëm Kontrollit të Lartë të Shtetit, si institucioni më i lartë i kontrollit financiar në Shqipëri, i cili ka për detyrë të kontrollojë përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor.

Ai thotë se pushteti qendror e vendor zotërohet 100 % nga PS.

“Pavarësisht se audituesi i jashtëm ligjor është një profesion që liçensohet sipas ligjit, sërish është antikushtetuese që me ligj të barazohet roli, niveli dhe kompetencat e këtij profesioni me ato që Kushtetuta ia atribuon vetëm Kontrollit të Lartë të Shtetit, si institucioni më i lartë i kontrollit financiar në Republikën e Shqipërisë.  Në thelb, dispozitat ligjore të kundërshtuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, cenojnë pavarësinë funksionale dhe organizative të këtij organi, pasi nga zbatimi i tyre, lind detyrimi iKLSH-së për auditimin financiar çdo vit të të gjitha njësive të qeverisjes vendore, ç’ka është relatuar se bëhet praktikisht e pamundur për t`u përmbushur, duke i hapur kështu rrugë vetëkontrollit të pushtetit vendor nga auditues të jashtëm privatë. Vendosja e KLSH-së në një vështirësi të tillë për tëpërmbushur me cilësi detyrat e tij kushtetuese, krijon një situatë ku përmes një neni të ligjit, kufizohet veprimtaria kushtetuese e KLSH-së, për ta penguar atë që të kontrollojë mënyrën e përdorimit të fondeve publike nga njësitë e qeverisjes vendore. Ekziston rreziku që pushteti vendor duke përdorur dispozitën e nenit 50, të ligjit nr. 68/2017, me argumentin fiktiv se “i duhet të auditohet çdo vit” dhe brenda një periudhe të caktuar, mund të aktivizojë menjëherë vetëkontrollin e veprimtarisë financiare me auditues të jashtëm (privatë), të cilët liçensohen e monitorohen nga qeveria, e cila realisht ka fuqi kontrolli e mbikëqyrjeje ndaj tyre. Ky rrezik shtohet akoma edhe më shumë në kushtet kur siç dhe ju jeni në dijeni, pushteti qendror dhe ai vendor, zotërohet 100 % nga e njëjta forcë politike (Partia Socialiste), e cila përmes votimeve një partiake të realizuara në qershor 2019, de facto, ka emëruartë deleguarit e saj politikë si Kryetarë të Bashkive dhe të gjithë Këshillave Bashkiakë në vend, përmes një procesi antikushtetues votimesh, të realizuara pa garë, pa datë zgjedhjesh të caktuar me Dekret të Presidentit të Republikës, shkruhet në shkresë.

Shkresa nga presidenti Ilir Meta

Postime të ngjashme

Mbyti gruan dhe fajësonte shqiptarët, arrestohet greku

Dafina Vidishiqi

Ministri gjerman i përgjigjet Manastirliut: Ballkani pa rrezik

Dafina Vidishiqi

Basha nis reformimin e partisë

Bekim Laçi

Dorëhiqet drejtori i IKMT-së në Shkodër

Bekim Laçi

Negociatat, Xhaçka në SEECP: Provë besueshmërie dhe mbështetjeje për bashkëpunimin rajonal

Bekim Laçi

Pastrohet Sazani/ Deri dje tabu, sot i hapur për pushues vendas dhe të huaj

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...