Gjykata lë në fuqi masën “arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

nga Xh M

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e Shqipërisë (GJKKO) ka vendosur vazhdimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, raporton Anadolu.

Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, kishte kërkuar revokimin ose zëvendësimin e masës së arrestit në burg, ndërkohë sot është mbajtur seanca gjyqësore për kërkesën e tij.

Në një njoftim për mediat, GJKKO konfirmoi vendimin ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Sipas gjykatës, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj

Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025, i dyshuar sipas autoriteteve për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndërkohë, më parë ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, është vendosur masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e dyshuar për disa vepra penale.

Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, ndërkohë ka mbajtur post edhe në Qeverinë e Shqipërisë, si dhe ka qenë edhe deputet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More